Aktualitet

Përleshje mes llojit dhe luftë për pushtet/ Bandat shqiptare “tregojnë” forcën në Britani, nga vjen furnizimi

27 Korrik 2019, 16:44 Nga DOSJA
Përleshje mes llojit dhe luftë për pushtet/ Bandat shqiptare

Bandat shqiptare në Angli po tregojnë forcën e tyre për të zënë territoret tregëtare britanike të drogës në veri.

Sipas portalit anglez “Daily Star” bandat shqiptare po shkaktojnë luftë për të shitur kokainën dhe heroinën e tyre të pastër.

Bandat shqiptare shesin kokainë të pastër, e cila iu vjen nga kartelet e Amerikës Jugore duke i detyruar tregtarët britanikë të prodhojnë një produkt më të pastër.

Nga konkurenca shumë e fortë janë shënuar dhe përleshje mes bandave shqiptare dhe atyre lokale vendase në qytete të tilla si Preston dhe Blackpool.

Një anëtar britanik i një bande ka deklaruar se në një rast, një shqiptar e kishte goditur atë me një thikë në kokë në një tualet të Nando. Sipas tij, shqiptarët që merren kryesisht me trafik droge po lëvizin në veri dhe në mbarë Britaninë.

Burimi: Daily Star

(D.K/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bandat shqiptare britani e madhe konkurenc bandat shqiptare britani e madhe konkurenc

Sondazh

Poll