Aktualitet

Qeveria kërkon ta shembë, artistët mbledhin fonde për organizimin e shfaqjeve në Teatrin Kombëtar (Video)

27 Korrik 2019, 20:07 Nga DOSJA
Qeveria kërkon ta shembë, artistët mbledhin fonde për

TIRANË-Prej disa ditësh vijon të jetë e tensionuar situate në ambientet e godinës ekzistuese të Teatrit Kombëtar.

Mbrëmjen e sotme, artistët kanë menduar të hapin një fond, ku mund të sigurojnë të ardhura për organizimin e shfaqjeve, si dhe festivalin për mbrojtjen e Teatrit, i cili do të zhvillohet në muajin gusht.

Tashmë pritet që qytetarë dhe artdashës të kontribuojnë sadopak për të mbajtur gjallë ato shfaqje, të cilat artistët do ti sjellin në skenë enkas për publikun shqiptarë.Burime për Dosja.al bëjnë me dije se deri më tani janë mbledhur 1 milion lekë të vjetra.

Ende vijon rezistenca e artistëve te Teatri Kombëtar, të cilët janë kundër shembjes së kësaj godine. Disa ditë më parë pati përplasje mes policisë, aktorëve dhe qytetarëve tek Teatri Kombëtar. Pasi policia rrethoi godinën për të bërë zbrazjen e saj, Basha dhe përfaqësues të PD shkuan në ndihmë të tyre. Ky i fundit deklaroi se teatri do të shpallet monument kulture dhe nënshkroi një marrëveshje me artistët.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet fondi tek teatri ngujimi te teatri shembja e teatrit kombëtar fondi tek teatri ngujimi te teatri shembja e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll