Aktualitet

Puthi skenën e Teatrit Kombëtar, pendohet regjisori Budina: Bëra një budallallëk, por ashtu e ndjeva

27 Korrik 2019, 16:25 Nga DOSJA
Puthi skenën e Teatrit Kombëtar, pendohet regjisori Budina: Bëra

TIRANË- Regjisori Edmond Budina ka folur lidhur me gjestin e tij brenda Teatrit Kombëtar, ku u përkul edhe puthi skenën. 

Në fjalën e tij tek “Kjo Javë”, Budina e cilësoi gjestin e tij si një budallallëk por që tashmë kishte kaluar. 

“Kisha shumë kohë pa hyrë në Teatrin Kombëtar dhe ishte instiktive puthja e skenës. Ajo aroma e teatrit, ndjeva pluhurin e skenës. Të gjitha vitet e mia të kaluara në teatër, rreth 20 vite. Ne ishim çdo natë në teatër, në atë skenë. Kjo ndjesi më erdhi në atë moment dhe desha të respektoja ata njerëz që e kanë bërë atë skenë të shenjtë. Pa ekzagjerim të them, më ka ardhur në mendje të themi një nga themeluesit e teatrit, një aktor i shkëlqyer, Naim Frashëri, aktor me zë të shkëlqyer, shpirt të madh. E kam pasur edhe udhëheqës diplome dhe në atë kohë vdiq, por ruaj kujtime. Më vinin në mendje dhe shumë të tjerë. Me të gjithë kam punuar, jam ndjerë si në shtëpinë time. Ata njerëz i kanë dhënë shpirt asaj skeme, ndaj dhe ajo përkulje ishte për ta. Shpirtrat e tyre unë i ndjej dhe kjo më shtyu të bëj atë gjest. Ai moment për mua ishte … bëra një budallallëk, por ashtu e ndjeva”, u shpreh Budina.

Ende vijon rezistenca e artistëve te Teatri Kombëtar, të cilët janë kundër shembjes së kësaj godine. Disa ditë më parë pati përplasje mes policisë, aktorëve dhe qytetarëve tek Teatri Kombëtar. Pasi policia rrethoi godinën për të bërë zbrazjen e saj, Basha dhe përfaqësues të PD shkuan në ndihmë të tyre. Ky i fundit deklaroi se teatri do të shpallet monument kulture dhe nënshkroi një marrëveshje me artistët.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edmond budina ngujimi te teatri kombëtar shembja e teatri kombetar teatri kombetar edmond budina ngujimi te teatri kombëtar shembja e teatri kombetar teatri kombetar

Sondazh

Poll