Aktualitet

S’kanë të sosur “çmenduritë” në jug, në Dhërmi përveç ushqimit, paguhet edhe karrigia (FOTO)

27 Korrik 2019, 17:23 Nga DOSJA
S’kanë të sosur “çmenduritë” në

DHËRMI- Një situatë e pazakontë ka ndodhur në Dhërmi. Në këto ditë të nxehta Korriku pushuesit e shumtë janë dyndur drejt vendeve bregdetare.

Një ndër vendet më të frekuentuara në sezonin veror është jugu i Shqipërisë, i cili njihet për çmimet e kripura, por këtë radhë ka kaluar çdo pritshmëri në faturat, të cilat kur vijnë në tavolinë, pushuesit nuk u besojnë syve pasi shohin çudira nga më të ndryshmet.

Një pushuesi nga Kosova, përveç ushqimit në kupon i kanë faturuar edhe karriget, në të cilat ishte ulur.

Kështu ai ka paguar edhe tavolinën me tri karrige në një restorant në plazhin e Dhërmiut, saktësisht 450 lekë për tri karrige, ku në total fatura e tij kishte kushtuar 2.950.00 lekë.

Karriget ishin shtypur në faturë me emrin “Cover”, pasi pushuesi kishte pyetur kamarierin se çfarë do të thotë ky produkt i faturueshëm, ai i kishte thënë se janë karriget për vendin ku jeni ulur. Një karrige kishte kushtuar 150 lekë. E ndërsa, arsyetimi i kamarierit shqiptar kishte qenë se e njëjta gjë ndodh edhe në Itali.  

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet cmimet e kripura ne jug dhermi kupon per karriget cmimet e kripura ne jug dhermi kupon per karriget

Sondazh

Poll