Aktualitet

Përdhunoi kushërirën e mitur, arrestohet i riu në Divjakë, ishte fshehur në pyll

27 Korrik 2019, 15:56 Nga DOSJA
Përdhunoi kushërirën e mitur, arrestohet i riu në

DIVAJKË– Një i ri akuzohet se ka përdhunuar kushërirën e tij të mitur në Divjakë. Personi i cili ka përdhunuar kushërirën e tij 16-vjeçare është arrestuar nga Policia.

Pas denoncimit të bërë bërë në Polici, autoritetet ishin vënë në kërkim të të riut, ndërsa mësohet se ky i fundit kishte shkuar për t’u fshehur në pyll.

Ende pritet një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit lidhur me rastin e përdhunimit.

Por kjo nuk është e vetmja ngjarje e tillë që ka ndodhur kohët e fundit. Vetëm pak ditë më parë u bë publik lajmi se një 18-vjeçar me probleme mendore u përdhunua nga një shitës ambulant. Pak para këtij rasti një  7-vjeçare nga Durrësi u përdhunua në një shkollë nga një 18-vjeçar dhe një i mitur.

Po ashtu, rasti i Kavajës, tronditi opinionin publik pasi një grup djemsh të mitur kishin përdhunuar shoqen e tyre të klasës. Pas publikimit u mësua se vajza ishte nën presionin e shantazhit të të rinjve, për një video intime të saj me një djalë me të cilin kishte lidhje dashurore.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet divjake perdhunimi ne divjake divjake perdhunimi ne divjake

Sondazh

Poll