Kapja e 30 mijë rrënjëve kanabis në Velipojë, arrestohet shefi i Komisariatit e 3 policë
Të gjithë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë favorizuar kultivimin e sasive të bimëve narkotike.
TIRANË- Shefi i Policisë së Velipojës është arrestuar këtë të premte bashkë me tre policë për shpërdorim detyre, pasi akuzohen se kanë favorizuar kultivimin e kanabisit në vend. Nën/komisari Zamir Sytari dhe 3 vartësit e tij, të identifikuar si: n/Komisar Arben Hoxha, 45 vjeç; inspektor Ergys Lohja, 34 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet, në Stacionin e Policisë Velipojë; Hysni Beqiri, 53 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet, në Stacionin e Policisë Velipojë. Të gjithë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë favorizuar kultivimin e sasive të bimëve narkotike.
Njoftimi i plotë:
Drejtoria Rajonale e AMP-së Shkodër-Lezhë në bashkëpunim të ngushtë me drejtuesit e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër ka referuar materialet proceduriale për 4 punonjës policie, të dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”. Pas hetimeve me metoda speciale të kryera në kuadër të procedimit penal nr. 869 të vitit 2022, u arrit që në një kohë të shkurtër të dokumentohej veprimtaria e kundraligjshme e drejtuesve të Stacionit të Policisë Velipojë.
AMP ka ekzekutuar urdhrat e ndalimit për punonjësit e policisë: – N/Komisar Z. S., 40 vjeç, me detyrë Shef i Stacionit të Policisë Velipojë; – N/Komisar A. H., 45 vjeç, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Velipojë; – Inspektor E. L., 34 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet, në Stacionin e Policisë Velipojë; – Inspektor H. B., 53 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet, në Stacionin e Policisë Velipojë. Me veprimet dhe mosveprimet e tyre, si persona me fushë përgjegjësie direkte, këta punonjës dyshohet se kanë favorizuar kultivimin e sasive të konsiderueshme të bimëve narkotike në zona që kanë pasur mundësi të mbikëqyren e kontrollohen në kuadër edhe të Planit të Veprimit dhe Planit Operacional të DVP-së. Materialet proceduriale i kaluan për kompetencë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.
AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.
Njoftimi i sotëm ka ardhur pas aksionit të zhvilluar 3 ditë më parë, më 14 qershor në Shkodër, ku u asgjesuan 30 mijë bimë kanabis, që ishin mbjellë në një tokë që kishte edhe grurë. Policia ka arrestuar një person që dyshohet se merrej me kultivimin e më pas trafikimin e lëndëve narkotike. Në pranga Blerim Hoxhaj, 24 vjeç, ndërsa në kërkim është shpallur miku i tij. Ndërsa më herët, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano paralajmëroi të gjithë shefat e Komisariateve se do të mbajnë përgjegjësi nëse në zonën e tyre gjenden duke u kultivuar bimë narkotike.
Sondazh
Përmbyset zetori në Vaun e Dejës, vdes 38-vjeçari
Foto Ilustruese VAU I DEJËS- Një 38-vjeçar me inicialet E.Rr., banues në fshatin Rranza, Vau Dejës ka ndërruar jetë si...
5 deri në 10 mijë euro për të shkuar në BE! Mbyllen hetimet për 4 grupe kriminale, 25 të pandehur
SPAK TIRANË- 25 persona janë marrë të pandehur pasi akuzohen se trafikonin emigrant nga Lindja e Mesme drejt Evropës. Të ndar...
Shpërndante drogë me biçikletë, arrestohet shqiptari në Itali
Polica italiane ITALI- Pasditen e së enjtes, policia e Riminit arrestoi një shtetas shqiptar për veprën penale të ndalimit me q&eu...
Të blera me para krimi! Sekuestrohen 14 apartamente e 5 ndërtime pa leje në Durrës
Prokuroria e Durrësit DURRËS- 14 apartamente dhe pesë ndërtime pa leje janë vënë nën sekuestro preventive nga Proku...
“Dumani”/ Qyno: Nëse dikush e boton do vazhdoj dhe unë, SPAK dhe BKH kanë mosmarrëveshje
Elton Qyno TIRANË- Tre prokurorë të SPAK kanë firmosur një urdhër që ndalon publikimin e dëshmive të Nuredin D...
Nafta kap 'majat', shkon 265 lekë/litër. Shqipëria njësoj si Zvicra
Foto ilustruese TIRANË- Çmimi i naftës ka kapur majat në vendin tonë. Nga sot, në çdo pikë në shitje karb...
Depoja në Tiranë, Artan Hoxha: Ku u përdorën armët që modifikoheshin nga dy të rinjtë
Artan Hoxha TIRANË- Një arsenal armësh me pistoleta, kallashnikov, silenciatorë e municion luftarak u zbulua mbrëmjen e 16 qersho...
Artan Hoxha: Dy grupe kriminale kanë akses në portin e Durrësit
Artan Hoxha TIRANË- Gazetari Artan Hoxha se dy grupe kriminale kanë akses në portin e Durrësit dhe se punonjësit kanë lidhje ...
Armë ilegale të përdorura për zhvatje dhe kërcënime, arrestohet shqiptari në Itali
Armet e sekuestruara ITALI- Një operacion i zhvilluar nga policia italiane ka vënë në pranga 3 persona, një çift italian dh...
“I vuri kallashin në kokë infermieres”/ Si ndodhi masakra e Sanatoriumit, Noga u fut në hasmëri për shokun
Erion Hasanbell dhe Kasandër Noga Hakmarrja është pista kryesore që po hetohet nga belgët për atentatin ndaj Erion Hasanbelli...
