Aktualitet

Përmbyset zetori në Vaun e Dejës, vdes 38-vjeçari

I riu është nisur për në spital, por rrugës ka ndërruar jetë.

17 Qershor 2022, 15:42 Nga F.M
Përmbyset zetori në Vaun e Dejës, vdes 38-vjeçari
Foto Ilustruese

VAU I DEJËS- Një 38-vjeçar me inicialet E.Rr., banues në fshatin Rranza, Vau Dejës ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se 38-vjeçari ka qenë duke udhëtuar me një zetor kur ka humbur kontrollin e mjetit të punës, i cili më pas është përmbysur. I riu është nisur për në spital, por rrugës ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14:45, në fshatin Rranxa, Vau i Dejës duke lëvizur me një  mjet zetor, shtetasi E. Rr.  38 vjeç, banues në fshatin Rranza, Vau Dejës, ka humbur kontrollin e mjetit  dhe për pasojë zetori është përmbysur, si pasojë, shtetasi E.Rr ka ndërruar jetë rrugës për në  Spitalin Rajonal Shkodër. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje. 

aksident ne vaun e dejes vau i dejes

Sondazh

Poll