Bota

Putin: Sanksionet janë të dëmshme për ata që i vendosin ato

Ai thotë se Bashkimi Evropian mund të humbasë më shumë se 400 miliardë dollarë për shkak të sanksioneve ndaj Rusisë.

17 Qershor 2022, 15:26 Nga d.a
Putin: Sanksionet janë të dëmshme për ata që i vendosin
Vladimir Putin

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin gjatë fjalimit të tij në Forumin e Shën Petersburgut thotë se sanksionet janë më të dëmshme për ata që i vendosin ato.

Ai thotë se Bashkimi Evropian mund të humbasë më shumë se 400 miliardë dollarë për shkak të sanksioneve ndaj Rusisë. Putin shtoi se BE-ja ka humbur "sovranitetin e saj politik" në përgjigjen e saj ndaj luftës në Ukrainë.

Ai tha se inflacioni po rritet në vendet e BE-së dhe shton se pabarazia do të rritet vetëm si rezultat i sanksioneve. Putin thotë se interesat e vërteta të njerëzve në Evropë po anashkalohen.

vladimir putin

Sondazh

Poll