Bota

Sulmi kibernetik në Forumin Ekonomik Botëror në Shën Petersburg vonon fjalimin e Putinit

Kremlini njoftoi se një seri sulmesh kibernetike DDoS [të shpërndara të mohimit të shërbimit] i janë drejtuar sistemeve të SPIEF

17 Qershor 2022, 14:59 Nga d.a
Sulmi kibernetik në Forumin Ekonomik Botëror në Shën
SPIEF

RUSI- Fjalimi i presidentit rus Vladimir Putin në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg (SPIEF) është shtyrë me një orë për shkak të disa sulmeve kibernetike.

Sipas CNN, Kremlini njoftoi se një seri sulmesh kibernetike DDoS [të shpërndara të mohimit të shërbimit] i janë drejtuar sistemeve të SPIEF.

"Fatkeqësisht, sot, për shkak të sulmeve masive DDoS në sistemin e forumit, baza e akreditimit dhe pranimit u çaktivizua," u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov në një konferencë.

Peskov shtoi se specialistët teknikë po punojnë për rregullimin e sistemit, por do të duhet pak kohë.

Na duhen 30-40 minuta për të rivendosur bazën e të dhënave. Duke pasur parasysh këtë, Presidenti ka vendosur të shtyjë fjalimin e tij për një orë. Ai do të zhvillohet jo në orën 14:00, por në orën 15:00”, shtoi ai.

vladimir putin forumi ekonomik ndërkombëtar në shën petersburg

Sondazh

Poll