Art&Argëtim

Festivali i 'Eurovizionit 2023' nuk do të zhvillohet në Kiev

'Eurovizioni 2023' nuk do të zhvillhet në Ukrainë për shkak të pushtimit rus

17 Qershor 2022, 13:05 Nga d.d
Festivali i 'Eurovizionit 2023' nuk do të zhvillohet në Kiev
Kalush Orchestra

UKRAINË- Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU), ka njoftuar ditën e martë se 'Eurovizioni 2023' nuk do të zhvillhet në Ukrainë për shkak të pushtimit të vazhdueshëm të vendit nga Rusia.

 "Pas fitores së tyre në 'Eurovizion 2022' në maj, EBU ka eksploruar opsionet për organizimin e konkursit të vitit të ardhshëm me transmetuesin publik të Ukrainës. Duke patur parasysh luftën e vazhdueshme që nga pushtimi rus i Ukrainës fitues, kemi marrë kohë për të kryer një vlerësim të plotë me specialistë të palëve të treta, duke përfshirë çështjet e sigurisë. Si rezultat i këtij vendimi, në përputhje me rregullat për të siguruar vazhdimësinë e ngjarjes,që Eurovizion do të zhvillohet në Britaninë e Madhe pasi morri vendin e dytë në festival," thuhet në një deklaratë të EBU-së.

Sipas mediave të huaja, Ukraina është fituesja e "Eurovizion 2022". Grupi Kalush Orchestra performoi me këngën ‘Stefania’ të cilët 'rrëmbyen' vendin e parë duke marrë 631 pikë dhe ishin votat e publikut ato që bënë diferencës.'

kalush orchestra ebu

Sondazh

Poll