Art&Argëtim

“Po humbet fansat dhe Dagz!”/ Einxhel Shkira publikon mesazhet me të: Më mungon

Shumë mbështetës i kanë kërkuar moderatores mos të mërzitet nga komentet dhe t’i lej ato të flasin por në një status në Twitter ajo shkruan se ‘është e rritur mjaftueshëm dhe e di se çfarë po bën’.

17 Qershor 2022, 10:38 Nga j.c
“Po humbet fansat dhe Dagz!”/ Einxhel Shkira publikon mesazhet me
Einxhel Shkira

TIRANË- Moderatorja Einxhel Shkira është rikthyer në rrjetet sociale pas një pauze të shkurtër. Tashmë Einxhel nuk po ngurron të merret me personat që i shkruajnë komente negative, por edhe me mediat.

Shumë mbështetës i kanë kërkuar moderatores mos të mërzitet nga komentet dhe t’i lej ato të flasin por në një status në Twitter ajo shkruan se ‘është e rritur mjaftueshëm dhe e di se çfarë po bën’.

"Është shumë e leht të thoni mos u merr, leri pse i sqaron etj..E di që e keni për të mirën time,por besoj jam e rritur mjaftushëm ta di ca po bëj dhe pse e bëj dhe kush është e mira ime! Unë perpiqem të kujdesem për të mirën time çdo ditë në çdo lloj forme! Spo eci symbyllur pamerak"-shkruan ajo në Twitter. 

Në këtë status dikush i ka shkruar se po humbet të gjithë fansat dhe se së shpejti do humbësh edhe DJ Dagz. Sigurisht nuk mund të mungonte përgjigja e Einxhel e cila i shkruan: “Nuk mendoj kështu” dhe mëpas poston një foto e një mesazhi ku  shkruhet më mungon.

“Po humbet fansat dhe Dagz!”/ Einxhel Shkira publikon mesazhet me
Einxhel Shkira

Pas daljes nga “Big Brother VIP” çifti ishte shumë aktiv në rrjetet sociale dhe shfaqeshin shpesh bashkë. Por kohët e fundit nuk janë shfaqur aq shpesh bashkë ndërkohë që në intervista janë shprehur se janë të lumtur së bashku.

einxhel shkira

Sondazh

Poll