Art&Argëtim

Investitori akuzon Musk për humbje në Dogecoin, kërkon dëmshpërblim 258 miliardë dollarë

Keith Johnson në padinë që ka paraqitur në një gjykatë federale të Manhattan-it akuzon Elon Musk për mashtrim dhe në veçanti se ka reklamuar Dogecoin, duke rritur çmimin e tij dhe më pas e ka lënë të bjerë.

17 Qershor 2022, 09:20 Nga j.c
Investitori akuzon Musk për humbje në Dogecoin, kërkon
Elon Musk

MBRETËRIA E BASHKUAR- Një investitor i monedhës virtuale Dogecoin ka ngritur një padi kundër CEO-s së Teslas Elon Musk. Ai e ka akuzuar Musk për ngritjen e një "piramide" me kriptomonedhën dhe duke kërkuar një kompensim në shumën 258 miliardë dollarë.

Sipas Proto thema, paditësi quhet Keith Johnson dhe në padinë që ka paraqitur në një gjykatë federale të Manhattan-it ai akuzon Elon Musk për mashtrim dhe në veçanti se ka reklamuar Dogecoin, duke rritur çmimin e tij dhe më pas e ka lënë të bjerë.

"Të pandehurit e dinin që nga viti 2019 se Dogecoin nuk kishte asnjë vlerë. Megjithatë, ata promovuan Dogecoin për të përfituar nga transaksionet e tij. Musk përdori titullin e tij si njeriu më i pasur në botë për të operuar dhe manipuluar 'piramidën' e Dogecoin për përfitime, publicitet dhe argëtim,”-thuhet në ankesë.

Ankesa përfshin gjithashtu komente nga milionerët Ëarren Buffett, Bill Gates dhe të tjerë që vënë në dyshim vlerën e kriptomonedhës. Avokati i Johnson, megjithatë, nuk ka treguar për mediat se çfarë provash kishte për pretendimet e tij se Dogecoin ishte i pavlefshëm dhe se Elon Musk kishte ngritur një "piramidë".
Keith Johnson po kërkon 86 miliardë dollarë kompensim, që përfaqëson rënien e vlerës së tregut të Dogecoin që nga maji 2021 dhe po kërkon ta trefishojë atë.Dogecoin tregtohej me rreth 5.8 cent të enjten, nga 74 cent në maj 2021.

elon musk dogecoin keith johnson

Sondazh

Poll