Art&Argëtim

VD/ Rrëzojnë bashkëshorten e tij, Tom Hanks revoltohet ndaj fansave: Qëndroni larg gruas time

Hanks dhe Wilson teksa shkonin në makinën e tyre janë përballur me një grup fansash të cilët donin të takonin çiftin.

17 Qershor 2022, 12:37 Nga j.c
VD/ Rrëzojnë bashkëshorten e tij, Tom Hanks revoltohet ndaj
Tom Hanks

SHBA- Aktori Tom Hanks së bashku me bashkëshorten e tij po dilnin nga një restorant ndërkohë që janë përballur me një situatë jo të këndshme. Hanks dhe Wilson po shkonin në makinën e tyre në momentin kur  një grup fansash të cilët donin të takonin çiftin kanë penguar Wilson. Në një video që po bën xhiro në rrjet duket Hanks i cili i bërtet fansave pasi gruaja e tij pengohet dhe rrëzohet.

Në pamje, një roje sigurie shihet që mundohet t'i hapë rrugën Hanksit dhe Wilson. Sipas Mirror, disa nga fansat e tyre përpiqen të bëjnë selfie me çiftin dhe aksidentalisht pengojnë Wilson.

Por kur Wilson rrëzohet si rezultat i shtyrjes aksidentalisht nga fansat, ajo kthehet dhe i thotë atyre të ndalojnë. Më pas aktori me tone të larta zeri dëgjihet që ulëret ndaj tyre duke thënë:"Kjo është gruaja ime, largohu”.

tom hanks

Sondazh

Poll