Art&Argëtim

Alban Ramosaj pranon se nuk do të marrë pjesë kurrë në BBV

Alban Ramosaj ka deklaruar se nuk kishte dëshirë të ishte pjesë e një formati të tillë.

17 Qershor 2022, 09:56 Nga DOSJA
Alban Ramosaj pranon se nuk do të marrë pjesë kurrë në
Alban Ramosaj

TIRANË- Këngëtari Alban Ramosaj ka komentuar rreth pjesmarrjes së tij në ‘Big Brother VIP’. Ai i ka kthyer përgjigje ndjekësve të tyre në Instagram ku mes të tjerash dikush e ka pyetur nëse do të konkuronte si motra e tij Beatrix Ramosaj në “Big Brother Vip Kosova” nëse ky do të zhvillohej pasi në Shqipëri ka shprehur se nuk do të hynte.

Alban Ramosaj ka deklaruar se nuk kishte dëshirë të ishte pjesë e një formati të tillë. Ndërkohë ai ka sjell idenë e një formati, reality-show, ku do të bënte pjesë padyshim, madje ai shpreh se do të paguante për t’u bërë pjesë. Sipas tij pjesë e një formati të tillë duhet të jenë persona të cilët përcjellin kulturë dhe jo degradim.

“Asnjërën. Në rast se do të ishte një format i cili konsiston në udhëtimin nëpër botë, ekspozim në ambiente të ndryshme të natyrës së egër, edukim mbi mbijetesë (pse jo argëtim), kulturë, dialogje me individual të ndritur e që kanë dy tre fjalë për të thënë, të cilat shërbejnë që kolektivi jonë të rritet para dhe me jo të degradojë pas me toksicitet, atëhere po. Madje s’do doja as të paguhesha- do paguaja unë. Por ky është mendimi im, ë? Tani që po e mendoj, ko nuk e patenoj ti ide,”- shkruan Albani.

Alban Ramosaj pranon se nuk do të marrë pjesë kurrë në
Alban Ramosaj

Alban Ramosaj duket se nuk i pëlqen të jetë pjesë e një formati të cilin e përjetoi edhe motra e tij e madhe pasi kjo e fundit u sulmua për romancën që krijoi brenda shtëpisë me aktorin e humorit Donald Veshaj.

alban ramosaj big brother beatrix ramosaj donald veshaj

Sondazh

Poll