Art&Argëtim

Louis Vuitton hap restorantin e ri në Rivierën Franceze

Restoranti Mory Sacko, i quajtur në nder të kuzhinierit me yll Michelin, Mori Sako, do të hapet ditën e sotme.

17 Qershor 2022, 09:32 Nga j.c
Louis Vuitton hap restorantin e ri në Rivierën Franceze
Louis Vuitton

SHBA- Marka e Louis Vuitton ka planifikuar të hapë restorantin e tij të parë në Francë në ditët në vijim. Marka luksoze në pronësi të LVMH, një nga grupet më të mëdha në botë, do të hapë restorantin e saj të parë në Rivierën Franceze , konkretisht në Hotelin White 1921 në Saint Tropez. Restoranti Mory Sacko, i quajtur në nder të kuzhinierit me yll Michelin, Mori Sako, do të hapet ditën e sotme.

Sipas mediave të huaja, Sako i cili do të jetë shefi i kuzhinës së restorantit, është me origjinë nga Mali dhe Senegali. Ai u bë shumë i njohur për publikun pas pjesëmarrjes në Top Chef Francez. Edhe pse ai nuk arriti të fitonte vendin e parë, një vit më vonë, ai fitoi yllin e tij të parë Michelin.

Restoranti Mory Sacko është restoranti i dytë i Louis Vuitton. Kujtohet se restoranti i parë me firmën e kompanisë u hap në Osaka të Japonisë në vitin 2020. Megjithatë, janë disa marka luksoze të cilat kanë zgjeruar portofolet e tyre edhe duke zgjeruar aktivitetet në fushën e kateringut. Gucci gjithashtu bashkëpunoi me Massimo Boturën për Guçi Osteria në Firence, Itali, e cila u hap në 2018.

louis vuitton

Sondazh

Poll