Bota

Protestuan për përfshirjen në ligjin e pagës minimale, veteranët takojnë sot Kurtin

Veteranët protestuan dje disa orë para Kuvendit të Kosovës duke kërkuar që kategoria e tyre të përfshihet në ligjin për Pagën Minimale.

17 Qershor 2022, 10:19 Nga j.c
Protestuan për përfshirjen në ligjin e pagës minimale,
Foto nga protesta e veteranëve

KOSOVË- Drejtuesit e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pas protestave të vazhdueshme do të takojnë sot kryeminstrin Albin Kurti. Përfaqësuesit e OVL-UÇK-së kanë arritur në kryeministri për t’u takuar me kryeministrin i cili dje në Kuvend deklaroi se të premten do të anulojë pjesëmarrjen e tij në Forumin e Prespës për t’i takuar veteranët.

Sipas Express, udhëheqësit e veteranëve të luftës tashmë janë në ambientet e kryeministrisë. Veteranët protestuan dje disa orë para Kuvendit të Kosovës duke kërkuar që kategoria e tyre të përfshihet në ligjin për Pagën Minimale.

Ndërkohë opozita brenda Kuvendit kundërshtonte vazhdimin e seancës derisa të vendosej një takim mes Kurtit dhe veteranëve. Seanca u ndërpre dhe nuk pati dakortës mes deputetëve që seanca parlamentare të vazhdonte. Me ndërprerjen e seancës veteranët u shpërndanë të qetë pas disa orë proteste.

albin kurti veteranet e uçk-së protesta e veteraneve te uçk-se

Sondazh

Poll

Bota 17 Qershor 2022, 09:41 A.B

Si përcaktohet çmimi i grurit?

Gruri Për shumë vite, çmimi i një ton grurë lëvizte rreth 200 euro. Që nga fillimi i luftës në Ukrainë,...