Bota

Lufta në Ukrainë/ BE-ja do të japë sot vendimin për anëtarësimin e Ukrainës, qindra civilë strehohen në fabrikën Azot

Komisioni Evropian do të mblidhet sot për të dhënë opinionin e tij të shpejtë mbi ofertën e Ukrainës për kandidaturën në BE

17 Qershor 2022, 09:34 Nga d.d
Lufta në Ukrainë/ BE-ja do të japë sot vendimin për
Foto ilustruese

UKRAINË-Lufta sot ka hyrë në ditën e 114. Ukraina po përballet çdo ditë me sulmet e trupave ruse. Komisioni Evropian do të mblidhet sot për të dhënë opinionin e tij të shpejtë mbi ofertën e Ukrainës për kandidaturën në BE, një hap më afër anëtarësimit të vendit.

Kreu i forcave të armatosura të Mbretërisë së Bashkuar ka thënë se Rusia tashmë e ka "humbur strategjikisht" luftën në Ukrainë dhe tashmë është një "fuqi më e zvogëluar".

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy ka akuzuar se Rusia  nuk ishte e gatshme të kërkonte një rrugë drejt paqes, duke pretenduar se ajo "do të vendosë vetë se lufta duhet të përfundojë".

Ngjarjet më të fundit të Ukrainës

Qindra civilë të strehuar në fabrikën kimike Azot në Sievierodonetsk, teksa ata nuk janë në evakuohen për shkak të breshërive të vazhdueshme të artilerisë ruse.

Udhëheqësit e Francës, Gjermanisë dhe Italisë janë zotuar të mbështesin ofertën e Ukrainës për t'u bashkuar me Bashkimin Evropian gjatë vizitës së tyre në Kiev.

NATO thotë se është e përkushtuar të sigurojë pajisje për të ruajtur të drejtën e Ukrainës për vetëmbrojtje.

Tre civilë u vranë dhe shtatë të tjerë u plagosën nga një sulm ajror rus në qytetin lindor të Lysychansk, sipas zyrtarëve lokalë.

Një spiun rus u përpoq dhe dështoi të siguronte një stazh në Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC) duke përdorur identitetin e rremë si qytetar brazilian që ai kishte krijuar për një dekadë, sipas inteligjencës holandeze.

lufta ukraine-rusi volodymyr zelenskyy be

Sondazh

Poll

Bota 17 Qershor 2022, 09:41 A.B

Si përcaktohet çmimi i grurit?

Gruri Për shumë vite, çmimi i një ton grurë lëvizte rreth 200 euro. Që nga fillimi i luftës në Ukrainë,...