Bota

Ministri i Jashtëm i Spanjës: Zelenskyy mund të jetë pjesë e samitit të NATO-s në Madrit

Gjatë një interviste në Mbretërinë e Bashkuar, ministri tha se padyshim se do të ishte e vështirë për Zelenskyy të udhëtonte, por së paku ai do të ishte i pranishëm përmes lidhjes video.

17 Qershor 2022, 10:09 Nga j.c
Ministri i Jashtëm i Spanjës: Zelenskyy mund të jetë
NATO

SPANJË- Ministri i Jashtëm i Spanjës, José Manuel Albares Bueno, nuk e ka përjashtuar mundësinë e paraqitjes së presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskyy personalisht në samitin e NATO-s në Madrid në fund të qershorit. 

Sipas The Guardian, gjatë një interviste në Mbretërinë e Bashkuar, ministri tha se padyshim se do të ishte e vështirë për Zelenskyy të udhëtonte, por së paku ai do të ishte i pranishëm përmes lidhjes video. Ministri përsëriti gjithashtu se Spanja është pro pranimit të  Suedisë dhe Finlandës në aleancë. 

"E kemi thënë publikisht, shumë herë. Ne e kuptojmë se shqetësimet e sigurisë të të gjithë anëtarëve të NATO-s duhet të adresohen. Prandaj, edhe ne i kemi dëgjuar me shumë kujdes miqtë tanë turq. Dhe ne shpresojmë që përmes dialogut gjithçka do të mund të zgjidhet”-tha ai.

Lufta sot ka hyrë në ditën e 114-të. Forcat ruse vazhdojnë të sulmojnë territoret ukrainase. Ndërkohë presidenti Volodymyr Zelenskyy shprehet se Ukraina është e gatshme të punojë fortë për t'u bërë anëtare e BE-së.

volodymyr zelenskyy jose manuel albares bueno lufta ukraine-rusi samiti i nato-s

Sondazh

Poll

Bota 17 Qershor 2022, 09:41 A.B

Si përcaktohet çmimi i grurit?

Gruri Për shumë vite, çmimi i një ton grurë lëvizte rreth 200 euro. Që nga fillimi i luftës në Ukrainë,...