Bota

'BE të ulë standardet për Ballkanin'/ Presidenti kroat: S'e imagjinoj dot që Serbia të njohë Kosovën

Zoran Milanoviç tha se një nga ato arsye ishte se Serbia refuzoi ta njohë Kosovën.

17 Qershor 2022, 09:52 Nga k.m.
'BE të ulë standardet për Ballkanin'/ Presidenti kroat:
Zoran Milanoviç

ZAGREB- Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç tha se zgjerimi i ngadaltë i Bashkimit Evropian është rezultat i shqetësimeve të sigurisë dhe jo i arsyeve ekonomike. Duke folur në Forumin e Prespës, Milanoviç tha se një nga ato arsye ishte se Serbia refuzoi ta njohë Kosovën.

"Nuk mund ta imagjinoj, për arsye të ndryshme politike, sociale dhe historike, që Serbia ta njohë Kosovën. Por derisa të bëhet kjo, çështja nuk do të zgjidhet. Kjo është diçka në të cilën duhet të përqendrohemi dhe t'i dërgojmë mesazh Serbisë që të zgjedhë një anë,"-shtoi Milanoviç, i cili beson se Serbia e ka marrë vendimin "të shkojë në rrugën e saj, dhe jo drejt anëtarësimit në BE".

Ai tha gjithashtu se vendet me standardet më të larta në Bashkimin Evropian duhet të ulin kushtet e tyre për vendet e Perëndimit. Kjo sepse Ballkani që dëshiron të anëtarësohet në BE.

"Për shkak se disa prej tyre janë në vështirësi këto ditë kur përpiqen të aplikojnë për anëtarësim në NATO, duhet të mendojnë më mirë. Zgjerimi nuk duhet të vonohet edhe për 20 vjet të tjera,"-shtoi ai në fjalimin e tij, duke iu referuar Suedisë dhe Finlandës të bllokuara nga Turqia. 

Marrë nga Alo

zoran milanoviç kosove serbi kroaci

Sondazh

Poll

Bota 17 Qershor 2022, 09:41 A.B

Si përcaktohet çmimi i grurit?

Gruri Për shumë vite, çmimi i një ton grurë lëvizte rreth 200 euro. Që nga fillimi i luftës në Ukrainë,...