Art&Argëtim

Ish-gruaja e djalit të Joe Biden publikon librin e ri ku dëshmon tradhëtinë bashkëshortore

Kathleen Buhle e cila ishte e martuar me djalin e presidentit aktual të SHBA-së Joe Biden, nga viti 1993 deri në 2017 ka ndarë detaje të reja për jetën e saj bashkëshortore dhe betejat e ish-burrit të saj me varësinë ndaj lëndëve narkotike në librin e saj të ri: ‘ A Memoir of Marriage, Addiction, and Healing

16 Qershor 2022, 13:17 Nga DOSJA

Ish-gruaja e djalit të Joe Biden publikon librin e ri ku dëshmon

SHBA- Ish-gruaja e djalit të presidentit amerikan Hunter Biden ka treguar në librin e saj të ri momentin kur zbuloi se i shoqi e tradhtonte dhe si ajo filloi të dyshonte për lidhjen e tij të më vonshme me kunatën e tij Hallie Biden.

Kathleen Buhle e cila ishte e martuar me djalin e presidentit aktual të SHBA-së Joe Biden, nga viti 1993 deri në 2017 ka ndarë detaje të reja për jetën e saj bashkëshortore dhe betejat e ish-burrit të saj me varësinë ndaj lëndëve narkotike në librin e saj të ri: ‘ A Memoir of Marriage, Addiction, and Healing ( Një kujtim i martesës, varësisë dhe shërimit), i cili u botuar të martën.

Ish-gruaja e djalit të Joe Biden publikon librin e ri ku dëshmon
Libri

Sipas CNN, 52 vjeçarja kuptoi se jeta e saj ndryshoi përgjithmonë në 4 korrik të 2014-ës. Në atë kohë Hunter ndodhej në Meksikë dhe familja e Kathleen kishte ardhur në shtëpinë e çiftit. Vëllai i Kathleen, Michael, duke parë fotot e udhëtimit të saj në Paris ku kishin qëndruar në hotelin Four Seasons në iPad-in e Hunter-it, ai papritmas ndeshet me një foto të një gruaje në një dhomë të ngjashme, nga i njëjti hotel, e veshur me rroba banje.

Kathleen përshkruan në librin e saj momentin kur ajo pa foton.

“Trupi im ngriu. Do të kthehem menjëherë thashë dhe shtërngova iPadin në gjoks ndërsa shkova në dhomën time të gjumit në pjesën e pasme të shtëpisë. Fotografia ishte e një gruaje në ballkonin e një dhome hoteli, njësoj si e jona në Paris e veshur me një mantel të bardhë “Four Seasons”.  Ajo ishte e re dhe e bukur. Fotoja ishte pak e turbullt, por ajo kishte një fytyrë në formë zemre me buzë të kuqe dhe flokë të errët”-shkruan Kathleen.

Fotoja e radhës, shkruan Kathleen, e goditi atë 'si një valë e të gjithë trupit'.

“Hunteri im. Partneri im. Dashuria ime. I ulur me një mantel të ngjashëm, duke parë diçka nga poshtë dhe me sa duket i pavetëdijshëm se po fotografohej.”-shkruan ajo.

Ndërsa jeta e ndërlikuar e dashurisë dhe aferat skandaloze të Hunterit janë dokumentuar mirë vitet e fundit, Kathleen pranon se nga 'të gjitha frikërat', tradhtia e tij ndaj saj ishte 'një gjë' për të cilën ajo kurrë nuk ishte shqetësuar në atë kohë. Ajo tregon se 'i vetmi person tjetër' që i tha për fotot ishte Hallie, e cila ishte e martuar me vëllain e Hunter, Beau. 

Kathleen paraqiti zyrtarisht divorcin nga Hunter në dhjetor 2016, duke zbuluar se dyshja ishin ndarë që nga tetori 2015-ës rreth pesë muaj pasi vëllai i tij Beau vdiq nga kanceri në tru. Por diku mes ndarjes së tyre dhe paraqitjes së divorcit, Hunter kishte filluar të kishte një lidhje me Hallie. 

hunter biden kathleen buhle

Sondazh

Poll