Art&Argëtim

Johnny Depp sërish në gjykatë pasi akuzohet për rrahjen a aktorit Rocky Brooks

Kësaj here ai do të shkojë në gjyqë pasi akuzohet për se ka rrahur aktorin Rocky Brooks

16 Qershor 2022, 12:56 Nga d.d
Johnny Depp sërish në gjykatë pasi akuzohet për rrahjen a
Johnny Deep

SHBA-Aktori Johnny Deep, pasi fitoi gjyqin që kishte me ish-bashkëshorten e tij aktore Amber Heard, do të përballet sërish në gjyq. Kësaj here ai do të shkojë në gjyqë pasi akuzohet për se ka rrahur aktorin Rocky Brooks i cili ishte pjesëtar i ekipit të filmit “City of Lies”, në vitin 2017 .

Sipas dëshmisë Brooks, Depp e goditi dy herë në brinjë, jashtë një hoteli në Los Angeles, kur i tha se xhirimet duhej të ndalonin për atë ditë. Sipas tij, aktori u tërbua dhe filloi të bërtiste e të shante.

“Ai nuk ka të drejtë të më thotë çfarë të bëj bërtiti Depp, i cili kishte erë alkooli dhe përdorte drogë gjatë xhirimeve. Dehja dhe temperamenti i përgjithshëm i Johnny-t kanë krijuar një klimë armiqësore dhe një mjedis të pasigurt. Unë do të të jap 100,000 dollarë për të më goditur me grusht në fytyrë tani," e sfidoi aktori Brooks,” tha Brooks.

Sipas mediave të huaja, një javë më vonë atij iu kërkua të nënshkruante një dokument që thoshte se nuk do të padiste produksionin dhe Depp.

Brooks e mohoi këtë dhe u pushua nga puna. Tashmë ai kërkon dëmshpërblim nga Depp dhe produksioni, me pretendimin se ka pësuar poshtërim, dhimbje fizike dhe mendore.

Deep pretendon se ishte në vetëmbrojtje dhe se Brooks ishte ai që e sfidoi. Gjyqi do të nisë më 25 korrik dhe do të mbrohet nga aktotja Camille Vazquez dhe Randall Smith.

rocky brooks johnny depp

Sondazh

Poll