Bota

FOTO/ Dy ushtarë amerikanë janë kapur nga trupat ruse, me duar të lidhura brenda një kamioni

Drueke tha se djali i saj shkoi në Ukrainë për të trajnuar ushtarë atje për të luftuar kundër Rusisë.

17 Qershor 2022, 08:39 Nga d.d
FOTO/ Dy ushtarë amerikanë janë kapur nga trupat ruse, me duar
Foto ilustruese

RUSI-Një foto e dy ushtarëve amerikanë është publikuar dje, teksa ata duken në pjesën e pasme të një kamioni ushtarak rus, të cilët ishin kapur nga forcat ruse në veri të Kharkiv.

Ushtarët janë identifikuar si Alexander John-Robert Drueke, 39 vjeç dhe Andy Tai Ngoc Huynh, 27 vjeç, nga Alabama. Në foto ata duken me duar pas shpine teksa i kanë të lidhura. Fotoja u postua në Telegram dje nga një bloger rus, The V, emri i plotë i të cilit është Timofey Vasilyev, nga Moska.

Sipas CNN, Bunny Drueke, nëna e njërit prej tyre tha në një intervistë se Departamenti Amerikan i Shtetit i tha asaj se janë duke punuar për të verifikuar foton.

“Ata thanë se ka një fotografi që po qarkullon në mediat ruse. Dhe ata po punojnë shumë për ta verifikuar atë. Ne kemi shumë shpresë," tha Drueke.

Drueke tha se djali i saj shkoi në Ukrainë për të trajnuar ushtarë atje për të luftuar kundër Rusisë.

Dy amerikanët që luftojnë përkrah forcave ukrainase në veri të Kharkiv, në Ukrainë, janë zhdukur për gati një javë mendohet se ata mund të jenë kapur nga forcat ruse, sipas familjeve të tyre dhe një bashkëluftëtari.

Lufta sot ka hyrë në ditën e 114. Forcat ruse vazhdojnë të sulmojnë territoret ukrainase. Presidenti Volodymyr Zelenskyy shprehet se Ukraina është e gatshme të punojë fortë për t'u bërë anëtare e BE-së.

lufta ulkraine-rusi john-robert drueke andy tai ngoc huynh

Sondazh

Poll