Bota

Zhduket ushtari i tretë amerikan në Ukrainë, shërbeu për 20 vite si veteran në SHBA

Kurpasi shërbeu në Korpusin e Marinës së SHBA për 20 vjet, duke u pensionuar në nëntor të vitit 2021

17 Qershor 2022, 08:20 Nga d.d
Zhduket ushtari i tretë amerikan në Ukrainë, shërbeu
Grady Kurpas

UKRAINË-Grady Kurpas, ushtari i tretë amerikan që është zhdukur në luftë në Ukrainë. Lajmin për humbjen e tij e ka konfirmuar gruaja e tij.

Sipas CNN, një mik i famijles së tij George Heath, tha se hera e fundit që miqtë e tij kanë patur kontakt me të ka qenë midis datës 23 dhe 24 prillit.

Kurpasi shërbeu në Korpusin e Marinës së SHBA për 20 vjet, duke u pensionuar në nëntor të vitit 2021.

Heath u shpreh se Kurpas, zgjodhi të dilte vullnetar përkrah ukrainasve në Ukrainë, por fillimisht nuk e imagjinonte veten të luftonte në vijën e parë të luftës.

Ai donte të shkonte dhe të ndihmonte popullin ukrainas. Ai nuk po planifikonte të luftonte", tha Heath.

Departamenti i Shtetit tha se ishte në dijeni të raportimeve për një luftëtar të tretë amerikan që udhëtoi në Ukrainë për të luftuar kundër Rusisë, i cili ishte identifikuar "javët e fundit" si i zhdukur, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price gjatë një konference për shtyp të enjten.

 

lufta ukraine-rusi grady kurpas george heath

Sondazh

Poll