Bota

U raportua për bombë në aeroportin e Prishtinës, Policia: Informacionet ishin të pa sakta

Puna në aeroport i është kthyer normalitetit dhe qytetarët/udhëtarë kanë vazhduar udhëtimet e tyre.

16 Qershor 2022, 20:34 Nga I.A
U raportua për bombë në aeroportin e Prishtinës, Policia:
Aeroporti i Prishtinës

KOSOVË- Policia e Kosovës ka njoftuar se pas verifikimit dhe ushtrimit të kontrollit në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, ku ishte raportuar për vendosjen e mjeteve shpërthyese, ka vërtetuar se këto informacione kanë rezultuar të jenë të pa sakta. Puna në aeroport i është kthyer normalitetit dhe qytetarët/udhëtarë kanë vazhduar udhëtimet e tyre.

“Policia e Kosovës, do të vazhdojë angazhimin e saj në interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më parë u ngrit alarmi për një bombë të vendosur në aeroportin e Prishtinës. 

bombë në aeroportin e prishtinës

Sondazh

Poll