Bota

VD- Shpërthen gazi në tubacionet e Gasprom, kompanisë më të madhe në botë, kërcënohet furnizimi në Evropë

Zjarri u shkaktua nga një shpërthim tubacioni ku Gazprom konfirmoi se zjarri shpërtheu në orën 2:30 të mëngjesit në fushën e gazit Urengoyskoye në rajonin Yamalo-Nenets të Siberisë.

16 Qershor 2022, 17:54 Nga d.a
VD- Shpërthen gazi në tubacionet e Gasprom, kompanisë më
Zjarri ne fabriken e Gazprom

RUSI- Një zjarr i madh shpërtheu në impiantet më të mëdha të gazit në Rusi dhe në botë, duke ngritur kështu shqetësimin për ndërprerjen e furnizimit me energji në Evropë. 

Sipas një raporti të DailyMail, zjarri u shkaktua nga një shpërthim tubacioni ku Gazprom konfirmoi se zjarri shpërtheu në orën 2:30 të mëngjesit në fushën e gazit Urengoyskoye në rajonin Yamalo-Nenets të Siberisë. Kjo është fusha më e madhe aktive e gazit në botë (10 trilion metra kub) me furnizime të destinuara kryesisht për në Evropë nëpërmjet tubacionit Yamal-Europe. Vihet re se nga objektet janë evakuuar menjëherë personeli dhe kanë dhënë menjëherë alarmin.

E ndërsa gjigandi i energjisë ka bërë të ditur se zjarri është vënë nën kontroll, ekziston frika për ndërprerje të furnizimit dhe rritje të mëtejshme të çmimeve të gazit në Evropë. Megjithatë, Gazoprom theksoi se është ende duke analizuar shkallën e dëmit të shkaktuar nga zjarri dhe shtoi se nuk ka pasur ndërprerje në furnizim. 

Vihet re se një incident i ngjashëm ka ndodhur në vitin 2021 në të njëjtat objekte, ku çmimet e gazit janë rritur më pas. Një frikë e ngjashme ekziston edhe tani, pasi pjesa e luanit e kësaj depozite eksportohet në Evropë, por edhe në lindje, duke furnizuar Kinën.

zjarr ne rusi gazprom

Sondazh

Poll