Bota

Përshkallëzimi i protestës në Kosovë, arrestohet Dardan Molliqaj dhe disa anëtar të PSD-së

Është arrestuar kreu i PSD-së, Dardan Molliqajn ndaj të cilit ishte lëshuar urdhërarrest nga Gjykata, për rastin e sulmit fizik ndaj deputetit Haki Abazi.

16 Qershor 2022, 17:23 Nga d.a
Përshkallëzimi i protestës në Kosovë, arrestohet Dardan
Dardan Molliqaj

KOSOVË- Policia e Kosovës ka bërë disa arrestime gjatë protestës së veteranëve të UÇK-së e cila degradoi në përplasje dhe dhunë.

Sipas mediave vendase është arrestuar kreu i PSD-së, Dardan Molliqajn ndaj të cilit ishte lëshuar urdhërarrest nga Gjykata, për rastin e sulmit fizik ndaj deputetit Haki Abazi.

Së bashku me Molliqajn janë arrestuar edhe disa anëtar të PSD-së ndër të cilët Frashër Krasniqi dhe Zgjim Hyseni. Nuk dihen arsyet që pse është arrestuar Krasniqi dhe Hyseni.

Arrestimet e tyre kanë ndodhur pasi u ndërpre seanca e Kuvendit të Kosovës ndërkohë që jashtë ambjenteve të tij protestohej nga përfaqësuesit e veteranëve të luftës së UÇK-së për projektligjin e pagës minimale.

arrestohet dardan molliqaj frashër krasniqi zgjim hyseni protesta e veteraneve te uçk-se

Sondazh

Poll