Bota

Alarm për bombë në aeroportin e Prishtinës, policia shkon menjëherë në vendngjarje

Policia ende nuk ka dhënë një informacion zyrtar në lidhje me këtë alarm, ndërkohë që grupi i specializuar ka shkuar në ambjentet e aeroportit për të kryer kontrollet e nevojshme.

16 Qershor 2022, 17:43 Nga d.a

Alarm për bombë në aeroportin e Prishtinës, policia shkon

KOSOVË- Policia e Kosovës sot ka marrë disa informacione në lidhje me një bombë e cila dyshohet se është vendosur në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.

Policia ende nuk ka dhënë një informacion zyrtar në lidhje me këtë alarm, ndërkohë që grupi i specializuar ka shkuar në ambjentet e aeroportit për të kryer kontrollet e nevojshme.

Kjo është hera e disatë që në Kosovë jepen alarme apo dërgohen kërcënime për bombë në disa nga institucionet kryesore të vendit. I pari u mor më 24 maj me anë të një emaili drejtuar rektoratit të Universitetit të Prishtinës i cili më pas rezultoi të ishte i rremë.

Ndërkohë në disa shkolla në veri të Kosovës është ndërprerë procesi mësimor disa herë për shkak të mesazheve anonime kërcënuese sipas të cilave në këto shkolla ishin vendosur bomba.

 

bombë në aeroportin e prishtinës aeroporti adem jashari policia e kosoves

Sondazh

Poll