Bota

Kurti i ftoi në takim veteranët, Klinaku: Kemi vetëm një kusht për të biseduar me të

Klinaku tha se takimit i përgjigjen dhe nuk i kanë ikur takimeve, por paraprakisht duhet ndërpritet seanca e Kuvendit.

16 Qershor 2022, 17:37 Nga d.a
Kurti i ftoi në takim veteranët, Klinaku: Kemi vetëm një
Faton Klinaku

KOSOVË- Ushtruesi i Detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka folur pas pranimit të ftesës për takim nga njëra prej këshilltareve të kryeministrit Kurti.

Në një prononcim për Gazetën Express, Klinaku tha se takimit i përgjigjen dhe nuk i kanë ikur takimeve, por paraprakisht duhet ndërpritet seanca e Kuvendit.

“Takimeve nuk iu kemi ikë, takimit i përgjigjemi. Por duhet ndërpritet seanca”, tha Klinaku.

Klinaku është shprehur sot se veteranët gjithmonë kanë qenë për dialog.

Kryeministri Albin Kurti gjatë fjalës së tij në seancën e sotme në Kuvend tha se do të anullojë pjesmarrjen e tij në Forumin e Prespës me qëllim që të takojë veteranët e UÇK-së dhe të dëgjojë kërkesat e tyre.

Aktualisht deputetët e Kuvendit të Kosovës ndodhen në pushin dhe nuk dihet akoma nëse seanca e sotme do të rifillojë.

faton klinaku protesta e veteraneve te uçk-se

Sondazh

Poll