Bota

Lavrov: Armët e dërguara në Ukrainë po shiten në Shqipëri dhe Kosovë

Gjatë një deklarate për mediat, Lavrov paralajmëroi për rreziqet e vendeve perëndimore që dërgojnë armë të rënda në Ukrainë.

16 Qershor 2022, 18:44 Nga I.A
Lavrov: Armët e dërguara në Ukrainë po shiten në
Sergei Lavrov

RUSI- Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka deklaruar se armët që janë dërguar në Ukrainë nga perëndimi janë shitur në Shqipëri dhe Kosovë. Gjatë një deklarate për mediat, Lavrov paralajmëroi për rreziqet e vendeve perëndimore që dërgojnë armë të rënda në Ukrainë.

"Shpresoj se ushtria perëndimore do të kuptojë rreziqet e dërgimit të armëve të rënda në Ukrainë. Raketat Stringer dhe Govelin tani janë në tregun e zi (në Ukrainë) dhe janë shfaqur në Shqipëri dhe Kosovë… Për këtë po flitet hapur dhe po shitet me zbritje. Në përgjithësi, procesi i dominimit të tregut të zi është duke u zhvilluar. Ata do të kthehen kryesisht nga kanë ardhur, në Ukrainë”, tha Lavrov.

Lidhur me bisedimet e paqes “të ngrira” me Ukrainën, ministri i Jashtëm rus tha se vetë Kievi ka nënshkruar se nuk dëshiron negociata me Rusinë. 

“Ne ende nuk e kuptojmë se çfarë lloj udhëzimesh merr Zelensky nga mësuesit e tij në Uashington dhe Londër”, tha ai.

I pyetur për ofertën e Ukrainës për t'u anëtarësuar në BE, Lavrov tha: Nuk e di nëse Ukrainës do t'i jepet një udhërrëfyes për t'u përgatitur për anëtarësim. Nëse kjo ndodh, atëherë do të thotë vetëm një gjë, se BE-ja është edhe një herë gati të mbyllë sytë ndaj të gjitha kritereve të saj që kanë ekzistuar gjithmonë për kandidatët dhe është e gatshme të udhëhiqet vetëm nga konsideratat gjeopolitike.

sergei lavrov

Sondazh

Poll