Bota

"Ju i mohuat Prishtinës ardhjen e Dua Lipës", Vetëvendosja i përgjigjet Përparim Ramës për anulimin e “Sunny Hill”

Fillimisht, Kelmendi foli mbi aspektet procedurale, shkeljet e supozuara dhe mungesën e dokumentacionit të nevojshëm, ditën kur është mbajtur seanca e Kuvendit Komunal, me 10.05.2022.

16 Qershor 2022, 15:24 Nga DOSJA
"Ju i mohuat Prishtinës ardhjen e Dua Lipës",
Nora Kelmendi dhe Gezim Sveçla

KOSOVË- Grupi i asamblistëve të Lëvizjes Verëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës mbajti një konferencë për media ku para gazetarëve doli Nora Kelmendi dhe shefi i grupit Gëzim Sveçla.

Fillimisht, Kelmendi foli mbi aspektet procedurale, shkeljet e supozuara dhe mungesën e dokumentacionit të nevojshëm, ditën kur është mbajtur seanca e Kuvendit Komunal, me 10.05.2022.

Ne si grup i asamblistëve vetëm kemi kërkuar qe dokumentacioni për dhënie në shfrytëzim të jetë konform legjislacionit në fuqi dhe të kemi transparencë në tërë procesin dhe vendimet e marra sepse duhet të jemi korrekt me gjithë publikun e gjerë, sidomos qytetarët e Prishtinës të cilët na kanë përzgjedhur si përfaqësues të tyre në Kuvend”, tha Nora Kelmendi.

Ndërkohë shefi i Grupit, Gëzim Sveçla foli për detajet e kontratës së negociuar Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama me përfaqësuesit e kompanisë “Sunny Hill”.

“E kemi ditur edhe me herët se gjendja me menaxhim në komunën e Prishtinës nuk është e mirë, por nga paraqitja e sotme mediatike e Kryetarit u vërtetua se gjendja është katastrofale. U pa qartë se fajtorët për mosmbajtjen e Festivalit Sunny Hill ndodhen në ndërtesën e Komunës. Moskompletimi i dokumentacionit dhe tendenca për ta hedhur fajin diku tjetër e paraqet më së miri këtë dështim”, tha Sveçla

Përsa i takon zhvendosjes së Festivalit në Tiranë dhe mënyrës sesi ndodhi e gjithë kjo situatë ai u shpreh se ajo mund të bëhej dhe në një hapësirë tjetër në Prishtinë dhe kjo mund të realizohej vetëm me një kërkesë që mund ti bënin Drejtorisë së Shërbimeve Publike.

“Përfundimisht, zoti Rama dhe Komuna e Prishtinës duhet të ndjehen fajtor që i mohuan qytetarëve të Prishtinës ardhjen e Dua Lipes dhe yjeve të tjera botërore”, tha në fund Gëzim Sveçla.

nora kelmendi gëzim sveçla

Sondazh

Poll