Bota

Përplasje mes veteranëve dhe policisë para Kuvendit, Klinaku: Ruani qetësinë, po na provokojnë

Protestuesit që ndodhen në oborrin e Kuvendit kanë tentuar të hyjnë në ambjentet e brendshme duke u përplasur kështu me policinë që ndodhet në të gjithë ambjentin rrethues të Kuvendit.

16 Qershor 2022, 16:51 Nga d.a
Përplasje mes veteranëve dhe policisë para Kuvendit, Klinaku:
Protesta ne Kosove

KOSOVË- Është duke vijuar prej disa orësh tashmë protesta e veteranëve të UÇK-së para Kuvendit të Kosovës për ligjin e pagës minimale.

Sipas mediave vendase, protestuesit që ndodhen në oborrin e Kuvendit kanë tentuar të hyjnë në ambjentet e brendshme duke u përplasur kështu me policinë që ndodhet në të gjithë ambjentin rrethues të Kuvendit.

Ushtruesi i detyrës së kreut të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, i bëri thirrje protestuesve që të ruajnë qetësinë teksaq theksoi se nëse përshkallëzohet situata protesta do të ndërpritet.

Ju ftoj të ruani qetësinë. Pranë nesh janë vëllezërit tonë veteranët, invalidët, familjarët e dëshmorëve. Andaj ata të cilët nuk po e ndërpresin seancën që ju kemi bërë thirrje ta ndërpresin seancën për të vazhduar me takim me përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e duan edhe këtë provokim që ne pa arsye të ndeshemi me Policinë e Kosovës”, tha Klinaku.

Kjo është protesta e dytë e zhvilluar brenda javës në Kosovë nga veteranët e UÇK-së, të cilët kanë kërkuar pezullimin e projektligjit të pagës minimale pasi ata nuk janë përfshirë si kategori.

protesta e veteraneve te uçk-se faton klinaku

Sondazh

Poll