Aktualitet

Konflikti mes shoferit të autobusit dhe qytetarit në Tiranë

Nga pamjet e rexhistruar shihet kur shoferi i autobusit godet me grushta qytetarin, i cili e akuzonte se për pak desh e kishte përplasur, kur ai po ecte me biçikletë.

16 Qershor 2022, 14:02 Nga j.c
Konflikti mes shoferit të autobusit dhe qytetarit në Tiranë
Foto nga konflikti

TIRANË- Një sherr mes një shoferi të urbanit dhe një qytetari është regjistruar së fundmi në Tiranë.  Nga pamjet e rexhistruar nga JOQ,  shihet kur shoferi i autobusit godet me grushta qytetarin, i cili e akuzonte se për pak desh e kishte përplasur, kur ai po ecte me biçikletë.

Mirëpo shoferi nuk e ka pranuar këtë akuzë dhe i është vërsulur duke e sulmuar atë. Në video duket momenti kur qytetarët e tjerë përpiqen që t'i ndajnë. Në vendngjarje ka mbërritur dhe policia, por ende nuk dihet se çfarë masash janë marrë ndaj të dyve.

sherr mes shoferit te urbanit tirane

Sondazh

Poll