Aktualitet

'Më vranë babën'/ Ekzekutimi në Shkodër, dëshmia e djalit: Autori ishte i vetëm, qëllova me shotgan

Lulash Qepuri ishte i ulur në karrige me rrota para lokalit në pronësi të tij kur autori me maskë është afruar dhe ka qëlluar drejt viktimës.

16 Qershor 2022, 13:49 Nga k.m.
'Më vranë babën'/ Ekzekutimi në Shkodër,
Pamje nga vend ku u vra Lulash Qepuri

SHKODËR- Zbardhet dëshmia e djalit të 76-vjeçarit që mbeti i vrarë mbrëmjen e 15 qershorit 2022 në Shkodër. Lulash Qepuri ishte i ulur në karrige me rrota para lokalit në pronësi të tij kur autori me maskë është afruar dhe ka qëlluar drejt viktimës, ndërsa i biri i viktimës është kundërpërgjigjur me armë zjarri.

“Ndodheshim në lokalin tonë në Stom Golem bashkë me babain. Një person i maskuar në fytyrë u afrua dhe qëlloi me pistoletë në drejtim të babait duke e lënë të plagosur rëndë. Në atë moment u mundova që me shumë shpejtësi të futem brenda për të marrë armën e gjuetisë që e kemi me leje për t’u vetëmbrojtur, por kur dola unë autori ishte larguar. Ka ardhur nga ura e Bardhajve në drejtimin tonë, i vetëm në këmbë dhe po ashtu është larguar në atë drejtim duke vrapuar. Qëllova me shotgan por kishte ikur me shpejtësi. Në atë moment telefonava ambulancën për ndihmën e shpejtë dhe policinë duke i thënë se më kanë vrarë babën. Nuk e di se kush mund të jetë autori," mësohet të ketë thënë ai.

Në momentin e vrasjes, Qepuri ishte bashkë me të birin në lokalin e tij, në momentin që një person i maskuar është afruar drejt tyre dhe ka qëlluar katër herë me shotgun. Plumbat kapën të moshuarin Qepuri, por djali i 74-vjeçarit mori armën dhe iu kundërpërgjigj me plumba autorit. 74-vjeçari u nis drejt spitalit, por ndërroi jetë rrugës si pasojë e plagëve të marra. I ndjeri Qepuri rezulton të ketë qenë një person me precedent penalë. 74-vjeçari në vitin 2011, asokohe 63 vjeç është arrestuar pasi gjatë një kontrolli në lokalin dhe banesën e tij u gjetën armë zjarri dhe fara kanabisi. Shkaku i vrasjes së tij mbetet mister, njësoj si autorët.

lulash qepuri vritet lulash qepuri

Sondazh

Poll