Aktualitet

Kokaina në Durrës/ Kush është agjenti i arrestuar, këshilltari i Veliajt në Bashkinë e Tiranës

Egert Vargu është emëruar si Këshilltar në Bashkinë e Tiranës më 31 korrik të 2019-ës.

16 Qershor 2022, 12:02 Nga A.B
Kokaina në Durrës/ Kush është agjenti i arrestuar,
Egert Vargu

DURRËS- Personi në foto është Egert Vargu, agjenti doganor i arrestuar pas zbulimit të 45.5 kg kokainë në konteinerin e ardhur nga Brazili, me mish pule. Përpos agjent doganor, Vargu rezulton të jetë i punësuar edhe si Këshilltar në Bashkinë e Tiranës. 39-vjeçari, banues në Tiranë, me detyrë agjent doganor i kontraktuar nga kompania “Apetit Group”, rezulton edhe anëtar i Komisionit të Financës dhe Buxhetit në Bashkinë e Tiranës.

Ai është emëruar si Këshilltar më 31 korrik të 2019-ës, siç shihet dhe në fotot që janë ndarë në rrjetin 'Facebook'. 

Kokaina në Durrës/ Kush është agjenti i arrestuar,

'S'kam asnje lidhje me kete pune. Puna ime eshte te bej procedura zhdoganimi. Une nuk kontrolloj konteinere. Nuk eshte puna ime. Puna ime eshte te merem me dokumentacionin.'-tha në dëshminë e tij Vargu, duke hequr nga vetja çdo përgjegjësi në lidhje me sasinë e drogës të kapur në Durrës. 

Mbrëmjen e djeshme, Dosja.al raportoi e para për kapjen e 45.5 kilogramë kokainë e ndarë në 40 pako në Portin e Durrësit. Lënda narkotike ishte e fshehur në një kontejner që vinte nga Brazili, i ngarkuar me mish pule. Secila pako peshonte nga 800-1400 gramë. Kamioni pasi u ndalua e pas kontrollit në skander është zbuluar se brenda kishte drogë që për destinacion kishte Maqedoninë e Veriut. Ngarkesa me mish po kalonte tranzit në Shqipëri dhe do të zbrazej në magazinën e një firme private në vendin fqinj. Droga mban të stampuar dy personazhë të filmit të animuar ‘Dragon Ball’, konkretisht personazhet ‘Goku’ dhe ‘Buda’, gjë që nënkupton se pritës të lëndës narkotike mund të kenë qenë dy persona.

45.5kg kokaine ne durres egert vargu

Sondazh

Poll