Aktualitet

Po digjte barin, mori flakë toka, humb jetën i moshuari në Divjakë

68-vjeçari dyshohet se për shkak të përhapjes së flakëve është djegur vetë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

16 Qershor 2022, 12:39 Nga A.B
Po digjte barin, mori flakë toka, humb jetën i moshuari në
Ambulance

DIVJAKË- Një i moshuar ka humbur jetë ditën e sotme në Divjakë. Forcat blu bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur sot, në orën 11:55, në fshatin Goriçaj në Divjakë. 68-vjeçari Mihal Nushi, dyshohet se dogji barin në tokën e tij e për shkak të përhapjes së flakëve është djegur vetë. Për pasojë, i moshuari ndërroi jetë në spital. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 11:55, në fshatin Goriçaj, Divjakë, shtetasi M. N., 68 vjeç, dyshohet se duke djegur barërat në tokën e tij, për shkak të përhapjes së flakëve është djegur vetë dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

humb jeten 68 vjecari ne divjake divjake

Sondazh

Poll