Aktualitet

Zbulohet foto, ky është 76-vjeçari që u ekzekutua dje në Shkodër

 Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Stom Golem të Shkodrës.

16 Qershor 2022, 13:46 Nga DOSJA
Zbulohet foto, ky është 76-vjeçari që u ekzekutua dje
Foto ilustruese

SHKODËR- Personi që shihni në foton më poshtë është Lulash Qepuri, 76 vjeç, i cili u vra mbrëmë në Shkodër. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Stom Golem të Shkodrës kur i moshuari ishte ulur në verandën e lokalit të tij fare pranë rrugës, kur një person i maskuar ka qëlluar ndaj tij. 

Në momentin e vrasjes, Qepuri ishte bashkë me të birin në lokalin e tij, në momentin që një person i maskuar është afruar drejt tyre dhe ka qëlluar katër herë me shotgun. Plumbat kapën të moshuarin Qepuri, por djali i 74-vjeçarit mori armën dhe iu kundërpërgjigj me plumba autorit. 74-vjeçari u nis drejt spitalit, por ndërroi jetë rrugës si pasojë e plagëve të marra. I ndjeri Qepuri rezulton të ketë qenë një person me precedent penalë. 74-vjeçari në vitin 2011, asokohe 63 vjeç është arrestuar pasi gjatë një kontrolli në lokalin dhe banesën e tij u gjetën armë zjarri dhe fara kanabisi. Shkaku i vrasjes së tij mbetet mister, njësoj si autorët.

vritet lulash qepuri lulash qepuri

Sondazh

Poll