Bota

Video/Macron, Draghi dhe Scholz shikojnë nga afër shkatërimet e luftës në Ukrainë

Macron shikonte rreth e qark qytetit shkatërimet

16 Qershor 2022, 12:27 Nga d.d
Video/Macron, Draghi dhe Scholz shikojnë nga afër
Foto ilustruese

UKRAINË-Tre liderët e Gjermanisë, Italisë dhe Francës ndodhen tani në Irpinë duke parë nga afër katastrofat e luftës. Në videon e mëposhtme duket teksa ata janë në mes të qytetit ku vërdall ka vetëm banesa dhe makina të rrënuara nga sulmet ruse.

Sipas mediave franceze, një moment që është fokusuar në video është kur presidenti i Francës Emmanuel Macron, teksa shikonte rreth e qark qytetit shkatërimet. Liderët po qëndronin afër një makine e cila ishte e gjitha e shkatëruara nga predhat e sulmeve.

Lufta në Ukrainë sot ka hyrë në ditën e 113. Sulmet ruse ndaj ukrainasve ndodhin çdo ditë, dhjetra civilë dhe ushtarë po vriten. Një sulm me raketë rus gjatë natës së djeshme ka goditur një periferi të qytetit verior të Ukrainës, Sumy, duke vrarë katër persona dhe plagosur gjashtë të tjerë.

lufta ukraine-rusi emmanuel macron

Sondazh

Poll