Aktualitet

‘Alarm për bombë’ në shkollat e 4 komunave në Kosovë, merren masa urgjente

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilani, Ismet Hashani është shprehur se për momentin s’ka vend për panik.

16 Qershor 2022, 09:26 Nga A.B
‘Alarm për bombë’ në shkollat e 4 komunave në
Foto ilustruese

KOSOVË- Në disa shkolla në rajonin e Gjilanit është dhënë alarm për bomba. Kërcënime për bomba janë dhënë në shkollat e Novëbërdës, Kamenicës, Ranillugut dhe Kllokotit, raporton Gazeta Express.

Mesazhin kërcënues e ka parë rreth orës shtatë të mëngjesit drejtori i shkollës, Vladimir Milkiq. Ai ka shtuar se rastin e kanë denoncuar në polici teksa mësimet për nxënësit e shkollës fillore “Kralj Milutin” do të organizohen online. Në shkollë kanë mbërritur pjesëtarë të Policisë së Kosovës nga Graçanica, ndërsa priten edhe njësitë speciale nga Prishtina.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilani, Ismet Hashani është shprehur se për momentin s’ka vend për panik.

“Ju njoftojmë se nga orë të hershme të mëngjezit të sotëm Policia e Kosovës ka pranu informata nga përgjegjësit e disa shkollave të komunës së Novobërdës, Kamenicës Ranillugut , dhe Kllokotit se permes Email adresave zyrtare të këtyre shkollave kanë pranuar informatë se ka të vendosura bomba ( mjet shperthyes). Për momentin nuk ka vend për panikë. Policia e Kosovës dhe njësitet e IEDD kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe janë duke i hetuar rastet veç e veç”, ka thënë Hashani.

alarm per bombe ne kosove kosove

Sondazh

Poll