Aktualitet

I shembi shtëpinë, investitori kërcënon gruan: Të vë hekurat

Kur zonja i kërkon llogari për moszbatimin e kontratës, investitori Troci, drejtor i INUK-ut deri 4 vjet më parë, e kërcënon zonjën, se do i vërë hekurat.

15 Qershor 2022, 23:13 Nga I.A
I shembi shtëpinë, investitori kërcënon gruan: Të
Violeta Mërkuri

VLORË- Për problemin e prishjes së shtëpisë së saj dhe mosndërtimin e pallatit sipas kontratës, Violeta Mërkuri, flet me investitorin Ilir Troci. Kur zonja i kërkon llogari për moszbatimin e kontratës, investitori Troci, drejtor i INUK-ut deri 4 vjet më parë, e kërcënon zonjën, se do i vërë hekurat.

Biseda e qytetares me Ilir Trocin:

Investitori Ilir Troci: Përshëndetje!

Denoncuesja: Jam Violeta Mërkuri

Investitori Ilir Troci: Po Violeta, si jeni?

Denoncuesja: Ke bërë një kontratë me mua që në vitin 2010 dhe nuk ke zbatuar asgjë, doli dhe leja e ndërtimit dhe më ke sorollatur deri në vitin 2018 me mashtrimet e tua.

Investitori Ilir Troci: Ti, a po flet mirë? Me kë po flet? Mos po flet me ndonjë punëtor të “Omonias”, ti Violeta? Mos më fol mua ashtu ti!

Investitori Ilir Troci: Se të kam respektuar. Lëre, rregullo fjalorin me mua!

Denocnuesja: Unë as nuk po të ofendoj…

Investitori Ilir Troci: Ki kujdes të lutem! Të lutem, o të lutem, se nuk jam për të zbatuar kontratat e tua unë, se vriten njerëzit! Të lutem më dëgjo me kujdes, po them!

Denoncuesja: Pse më ke prishur shtëpinë, më ke mashtruar.

Investitori Ilir Troci: Oj ti..,fjalën mashtrim… Ki kujdes, se të vë hekurat! Përdore fjalën mashtrim.

Denoncuesja: Të më vësh hekurat ti?

Investitori Ilir Troci: Të vë hekurat, të bëj edhe ndonjë gjë tjetër!

Denoncuesja: Pse çfarë do të më bësh?

Investitori Ilir Troci: Të lutem shiko punën tënde, se unë s’të kam mashtruar!

Denoncuesja: Dua shtëpinë time!

Investitori Ilir Troci: Të më akuzosh mua ti, për çfarë…?

Denoncuesja: Po, të akuzoj sepse ti ma ke prishur shtëpinë mua.

Investitori Ilir Troci: Ça do nga mua, ça do nga mua…?

Denoncuesja: Dua shtëpinë time dhe më ke mashtruar.

Investitori Ilir Troci: Po leje, o ti ej, ej, ej….ej. Po mirë, ma sill mua lejen e ndërtimit ti! Ik merr lejen dhe ma sill mua…!

Denoncuesja: Se janë miqtë dhe shokët e tu atje prandaj unë nuk gjej drejtësi se këtu është qelbur nga korrupsioni.

Investitori Ilir Troci: Unë kam 4 vjet, që kam ikur nga Bashkia, kam 4 vjet unë, që s’punoj në Bashki.

Denoncuesja: Ke qenë ish-Drejtor i INUK dhe më ke prishur shtëpinë. Ke shfrytëzuar postin.

Investitori Ilir Troci: Jo s’është e vërtetë! Jo, jo, jo absolutisht! Absolutisht, absolutisht!

Denoncuesja: Ku është shtëpia ime? Fluturoi? Kush e prishi?

Investitori Ilir Troci: M’i bjer letrat, m’i bjer letrat! Jo moj, gjeje ti, kujt ia ke dhënë shtëpinë, jo mua! Paskemi një kontratë, unë filloj punën.

Denoncuesja: Ti bashkë me shokët e tu, me nëndrejtorin tënd më ke prishur shtëpinë. Jam me qira sot, rrugëve dhe do të më paguash një për një gjithë dëmin.

Pas qytetares, me zotin Ilir Troci komunikon gazetarja e “Stop” e në këtë pikë investitori zbut tonet. Ai thotë se nuk i kujtohet rasti, por do të marrë informacion dhe do ta sqarojë vetë situatën.

Gazetarja: Z. Troci përshëndetje! Jam Odeta nga emisioni “Stop”, si jeni? Po shoh një kontratë noteriale të vitit 2010, notere është Luljeta Cenaj. Çezar Mërkuri dhe pala investitore Ilir Troci. Pse nuk kanë shkuar gjërat siç duhet, pse nuk i jeni përmbajtur kontratës?

Investitori Ilir Troci: Duhet t’i shikoj! Nuk e di! Duhet t’i shikoj!

Investitori Ilir Troci: Duhet t’i shikoj, ça kanë, nuk e di! Nuk e kam idenë.

Gazetarja: Po flasim për një pasuri që është nën emrin e Çezar Mërkurit. Pse nuk i jeni përmbajtur kësaj kontrate sepse bëhet fjalë për një kontratë që ju keni bërë midis palëve dhe ndërkohë është prishur një objekt. Sot e kësaj dite, çfarë është bërë?

Investitori Ilir Troci: S’e kam prishur unë atë objekt.

Investitori Ilir Troci: Nuk e di.

Gazetarja: Ju lutem çfarë ka ndodhur?

Investitori Ilir Troci: Më lini takim!

Investitori Ilir Troci: Nuk e di. Në këtë moment jo, se jam me probleme të tjera. Në këtë numër do t’ju kontaktoj vetë. Nga java tjetër.

Gazetarja: Po si nga java tjetër zotëri, unë jam në Vlorë pse më shmangeni?

Investitori Ilir Troci: Unë nuk jam në Vlorë, nuk jam në Vlorë!

Investitori Ilir Troci: Unë jam në Tiranë. Po lëre tashi më vjen ti, më vjen ti, o vëlla. Ç’e keni këtë presion nëpër telefona? Ça e bëni këtë gjë kështu?

Gazetarja: I përmendët ju hekurat dhe prangat, jo unë i nderuar!

Investitori Ilir Troci: Ju më bëni presion psikologjik në telefon.

Gazetarja: Të lutem, ku do ta lëmë takimin në Tiranë sepse unë punoj në Tv Klan?

Investitori Ilir Troci: Flasim…! Do t’ju takoj unë!

Gazetarja: Kush e mban përgjegjësinë që shtëpia nuk është aty, është bosh, është vetëm trualli pasqyrë?

Investitori Ilir Troci:  (Qesh) Ta gjej vetë! Unë s’kam lidhje as me prishjen e shtëpisë, asgjë. Unë e di, që po bëhej një pallat.

Gazetarja: Kush e prishi shtëpinë sipas teje?

Investitori Ilir Troci: Ta gjejë ajo, nuk jam unë!

Gazetarja: Ajo ju akuzon juve se ia keni prishur shtëpinë. I keni premtuar se do të bëni një pallat aty si investitor dhe nuk i jeni përmbajtur…

Investitori Ilir Troci: Ëhë… Ma bëj gati dosjen, të ma sjelli dosjen gati, t’ia filloj pallatin!

Gazetarja: I nderuar kam kontratën noteriale.

Investitori Ilir Troci: Po s’ka lidhje me kontratën.

Gazetarja: Gjërat me kontratë bëhen, nuk bëhen në ajër.

Investitori Ilir Troci: Po mirë me kontratë. Do i përmbahemi kontratës.

Gazetarja: A ke marrë lejë për këtë kontratën?

Investitori Ilir Troci: Të lutem, se….mirupafshim!

Gazetarja: Ia ke zbardhur lejen kësaj kontratës?

Investitori Ilir Troci: Të lutem…,të llafosim herë tjetër!

Gazetarja: Unë po të jap kohë që tit ë përgatitesh për çfarë të më thuash.

Investitori Ilir Troci: Ok, ok, ok!

Marrë nga tvklan.al

violeta mërkuri ilir troci

Sondazh

Poll