Sport

Pas dy përballjeve të fuqishme, lojtarët e Juves “show” me këngë, Bufon dhe Higuain spikasin (Video)

26 Korrik 2019, 07:57 Nga DOSJA
Pas dy përballjeve të fuqishme, lojtarët e Juves

Klubi i Juventusit kaloj dy ndeshje të forta miqësore me Totenhemin dhe Interin në Kinë ku klubi po kryen fazën përgatitore për sezonin e ri.

Në dy ndeshjet miqësore skuadra e Sarrit ka marrë një humbje me Totenhemin me rezultatin 2-3 dhe barazimin në derbyn me Interin 1-1 ku u ekzekutuan penalltinë që i dhanë fitoren Juves 4-3.

Por, pavarësisht rezultateve dhe punës së fortë përgatitore ka dhe momente qetësie dhe argëtimi tek skuadra e Sarrit.

Kanë qenë Bufon,Higuain, De Ligt, Rabiot që kanë dhënë “show” duke kënduar karaoke për stafin dhe lojtarët e tjerë të skuadrës.

Nga pamjet e videos shikohet se në “show” spikatën më shumë Higuain dhe Bufon, që me këngët e tyre bënë të kërcejnë dhe këndojnë të gjithë stafin e Juves.

Video me momentet epike të lojtarëve teksa argëtohen po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale.

(D.K/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport bufon de ligt higuain juventus rabiot show tek klubi i juventusit bufon de ligt higuain juventus rabiot show tek klubi i juventusit

Sondazh

Poll