Sport

Portieri i Laçit bën kalimin e bujshëm në Turqi

26 Korrik 2019, 09:13 Nga DOSJA
Portieri i Laçit bën kalimin e bujshëm në Turqi

Pas katër sezonesh tek Laçi, ku dhe ka qenë një nga lojtarët më të spikatur, Portieri Gentian Selmani largohet drejt Turqisë, ku dhe ka firmosur një kontratë dy-vjeçare me klubin e Kategorisë së dytë turke, Menemenspor .

Kalimin e Selmanit në Turqi e kanë njoftuar klubi turk përmes një njoftimi në faqen e tyre zyrtare në rrjete sociale.

Klubi i Menemenspor është i Izmirit dhe ka investuar shumë për tu ngjitur në kategori.

Tek Selmani, drejtuesit e klubit turk shikojnë gardianin e duhur për portën e tyre dhe synojnë të ngjiten në elitë me një portier si Selmani.

21-vjeçari largimin nga klubi i Laçit e kishte vetëm çështje kohe pas rezultateve që ka arritur në lojë.

(D.K/Dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport gentian selmani klubi i menemenspor portieri gentian selmani selmani në klubin e menemenspor gentian selmani klubi i menemenspor portieri gentian selmani selmani në klubin e menemenspor

Sondazh

Poll