Sport

Zyrtare, Bekim Balaj nis aventurën e re me skuadrën austriake

26 Korrik 2019, 08:35 Nga DOSJA
Zyrtare, Bekim Balaj nis aventurën e re me skuadrën austriake

Tashmë zyrtare, sulmuesi i Kombëtares Bekim Balaj është lojtar i skuadrës austriake të Shturm Gracit.

Kalimin tek Shturm Graci sulmuesi e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjete sociale ku ka pozuar me fanellën bardhezi të Shturmit.

Kapitull i ri në karrierën time. Me zor pres të fillojmë. Faleminderit Shkumbin Qormemetin për marrëveshjen e arritur!”- shkruan Balaj.

Sulmuesi Balaj ka kryer edhe vizitat mjekësore, ndërsa shihet si një përforcim i rëndësishëm për Shturmin.

Balaj kalimin në Austri nga skuadra e Akhmat Groznit në Rusi e bëri si lojtar i lirë pasi nuk preferoi të rinovonte kontratën me klubin rus.

Skuadra austriake është një klub mesatar në Austri, sezonin që lame pas e mbylli në vendin e pest, presim që sulmuesi shkodran të shkëlqej me klubin e ri.

(D.K/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport bekim balaj bekim balaj tek shturm graci bekim balaj bekim balaj tek shturm graci

Sondazh

Poll