Bota

“Sunny Hill” në Tiranë merr vëmendjen e eurodeputetes Von Cramon, kritikon Kurtin

Eurodeputetja përmes një postimi në Twitter është shprehur "e pikëlluar" që Festivali “Sunny Hill”, nuk do të mbahet në Prishtinë. 

15 Qershor 2022, 12:14 Nga j.c
“Sunny Hill” në Tiranë merr vëmendjen e eurodeputetes
Viola von Cramon

BRUKSEL-Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, po ashtu ka qenë në mesin e shumë figurave publike që ka reaguar për “Sunny Hill”. Kjo pas raportimeve të djeshme se festivali u anulua në Prishtinë dhe u zhvendos në Tiranë për edicionin e tretë me radhë.

Eurodeputetja përmes një postimi në Twitter është shprehur "e pikëlluar" që Festivali “Sunny Hill”, nuk do të mbahet në Prishtinë ndërkohë ka kritikur qeverinë pasi nuk siguroi që festivali të mbahej në vend. 

"Më vjen shumë keq kur shoh që Festivali #SunnyHill nuk do të mbahet në Prishtinë këtë verë. Është një gabim strategjik pasi sjell njerëzit në #Kosovë dhe promovon rininë e saj. Qeveria e Kosovës duhet të kishte siguruar që @sunnyhill2022 të zhvillohet në Prishtinë dhe shpresoj se do të kthehet atje."-th ajo. 

“Sunny Hill” u zhvendos në Tiranë për shkak të zvarritjes për dhënien e pronës nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL).

sanny hill viola von cramon sanny hill ne tirane

Sondazh

Poll