Bota

Gjenerali amerikan i bënë thirrje NATO: Ndërhyni se do të përfundojë dhe Ukraina si Bosnja

Wesley Clark deklaroi se udhëheqësit perëndimorë, duhet të kujtojnë konfliktin në Bosnje, ku ndërhyrja e Aleancës ndaloi luftën

15 Qershor 2022, 11:12 Nga d.d
Gjenerali amerikan i bënë thirrje NATO: Ndërhyni se do
Wesley Clark

SHBA- Ish-komandanti i NATO-s Wesley Clark, i ka bërë thirrje NATO-s të ndërhyjë mbi situatën e Ukrainës. Ai deklaroi se udhëheqësit perëndimorë, duhet të kujtojnë konfliktin në Bosnjë dhe Hercegovinë, ku ndërhyrja e Aleancës Euroatlantike ndaloi luftën.

“Meqenëse ne nuk mund të tolerojmë humbjen e Ukrainës nga Rusia, për çfarë flasim? Është koha t'u kthehemi mësimeve që kemi marrë. Të ndërhyjmë me NATO-n. Të hyjmë atje dhe t'i themi Rusisë që të përfundojë luftën. Duhet të ndërhyjmë ndryshe Ukraina do përfundojë si Bosnja,”-tha Clark.

Sipas mediave serbe, Clark krahasoi luftën e Ukrainës me atë të në ish-Jugosllavi dhe ndërhyrjen e NATO-s, e cila i shtyu serbët të negociojnë paqen. Po ashtu, Clark ishte një nga negociatorët për marrëveshjen përfundimtare në Dejton në 1995.

Gjenerali ishte Komandanti Suprem i Aleatëve për Evropën nga viti 1997 deri në vitin 2000, dhe në vitin 1999 ai komandoi gjatë ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë.

wesley clark lufta ukraine-rusi nato

Sondazh

Poll