Bota

Debat në OKB, ambasadori shqiptar-diplomatit rus: Mos përmend Thaçin e Haradinajn

Duke iu drejtuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së të martën, Kuzmin përmendi raportin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës nga 7 janari 2011 mbi krimet e kryera nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës në vitet 1998-2000.

15 Qershor 2022, 11:02 Nga j.c
Debat në OKB, ambasadori shqiptar-diplomatit rus: Mos përmend
Foto ilustruese

SHBA- Një diskutim për institucionet e drejtësisë ndërkombëtare dhe mekanizmit të gjykatave kundër krimeve të luftës u bë shkak për një debat shqiptaro-rus në Këshillin e Sigurimit në OKB.

Sipas mediave të huaja, ambasadori shqiptar Ferit Hoxha solli shembullin e luftërave në ish-Jugosllavi si shembull i nevojës për institucione që ndëshkojnë kriminelët e luftës. Ndërkohë zëvendësambasadori i Rusisë në Kombet e Bashkuara Genadi Kuzmin deklaroi se dështimi i Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (ICTY) fillon që nga momenti kur krimet e luftës nga qeveritarët në Kosovë nuk janë dënuar dhe ata vazhdojnë të besojnë se janë "plotësisht të pafajshëm".

Më lejoni t’u bëj një pyetje kolegëve tanë perëndimorë, të cilëve u pëlqen të spekulojnë për qasjen e përqendruar te viktima. Çfarë mendoni se ndienin të afërmit e njerëzve që ishin shitur në skllavëri ose që i ishin hequr organet kur shikonin “udhëtimet evropiane” dhe “turet politike” të Hashim Thaçit, Ramush Haradinajt dhe bashkëpunëtorëve të tyre? Dhe si u fut lufta kundër pandëshkueshmërisë në këtë skemë?”, shtroi pyetjen përfaqësuesi rus, të cilës i dha përgjigje ambasadori shqiptar.

Hoxha tha se atë që e tha ai për vendin e tij ka të njëjtën besueshmëri si ato deklarimet e rusëve se nuk ka luftë në Ukrainë

Ndërkohë Kuzmin tha se  deri tani nuk është dënuar asnjë person pavarësisht nga dëshmitë për trafikim të paligjshëm të organeve dhe veprime të tjera çnjerëzore të liderëve shqiptarë të Kosovës.

"Jo shumë kohë më parë, këta grabitës dhe kriminelë gjakatarë u shndërruan në politikanë të respektuar që flenë mbi dafinat e heronjve kombëtarë, japin intervista, shtrëngojnë duart me liderët europianë dhe deri vonë gëzojnë lirinë dhe mosndëshkimin,”-tha Kuzmin.

Ambasadori Hoxha i revoltuar u kthye duke thënë se  nuk duhet zinte në gojë emrin e ish-kryeministrin e Kosovës sepse ai u gjykua dy herë tashmë dhe të dy herët është shpallur i pafajshëm”.

“Ai nuk u fsheh, nuk u arratis, dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit, dhe iu dorëzua vetë drejtësisë, u përball me faktet, fitoi dhe tani është i lirë. A do ta bëjnë të njëjtën gjë, ushtarët dhe politikanët rusë të akuzuar për krimin e agresionit dhe krime të tjerë serioze?”- tha Ambasadori Ferit Hoxha.

Hoxha tha se e presin me padurim fazën e apelit për Stanishiqin dhe Simatoviqin, si dhe kërkoi që urdhër-arresti për nacionalistët serbë Petar Jojiq and Vjerica Radeta të ekzekutohet pa vonesa të mëtejshme. Për këta dy të fundit, gjykata e OKB-së i ka kërkuar Serbisë që t’i arrestojë dhe t’i dërgojë në Hagë në lidhje me disa vepra penale të kryera gjatë gjykimit të Vojislav Seshelit, të cilin e kanë edhe shef partie.

genadi kuzmin krime lufte ne kosove

Sondazh

Poll