Bota

'Shokon' aleati i Putin: Kush tha që Ukraina do ekzistojë në hartë pas 2 vitesh?

Medvedev ka postuar këtë mëngjes në Telegram një mesazh që pasqyron atë që drejtues të nivelit të larftë rus mendojnë për Ukrainën

15 Qershor 2022, 10:43 Nga d.d
'Shokon' aleati i Putin: Kush tha që Ukraina do ekzistojë
Dmitry Medvedev, Vladimir Putin

RUSI- Nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev, një aleat afatgjatë i prësidentit rus Vladimir Putin, ka deklaruar se Ukraina nuk do të ekzistojë në hartën e botës pas dy vitesh. Sipas The Guardian, Medvedev ka postuar këtë mëngjes në Telegram një mesazh që pasqyron atë që drejtues të nivelit të lartë rus mendojnë për Ukrainën.

“Vetëm një pyetje. Kush tha që në dy vjet Ukraina do të ekzistojë edhe në hartën e botës?,”- ka shkruar Medvedev.

Në mesazh, Medvedev vë në dyshim një kërkesë të Ukrainës që të marrë importe energjie këtë dimër me një opsion për të shtyrë pagesën për dy vjet.

Sot lufta në Ukrainë ka hyrë në ditën e 112. Sulmet ruse ndaj ukrainasve po shtohen dita ditës. Me dhjetra ushtarë dhe civilë vdesin nga sulmet. Rreth 500 civilë janë bllokuar së bashku me ushtarët brenda uzinës Azot.

dmitry medvedev vladimir putin lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll