Bota

Furnizimi i Ukrainës me armë, ministrat e NATO-s mblidhen sot në Bruksel

Ministrat e NATO-s do të diskutojnë gjithashtu kërkesën e Suedisë dhe Finlandës për anëtarësim në NATO.

15 Qershor 2022, 10:24 Nga j.c
Furnizimi i Ukrainës me armë, ministrat e NATO-s mblidhen sot në
Lloyd Austin

UKRAINË- Përparimet ushtarake të Rusisë në Donbas janë shoqëruar me lutje më të forta nga zyrtarë të lartë ukrainas për më shumë armë perëndimore. SHBA dhe Britania e Madhe tashmë janë zotuar të furnizojnë Ukrainën me raketa në mënyrë që ti bëjnë ballë forcave ruse.

Sipas BBC, Ukraina pretendon se armët nuk mjaftojnë dhe ka nevojë për më shumë. Sekretari i Mbrojtjes i SHBA, Lloyd Austin do të kryesojë një takim në Bruksel me rreth 50 përfaqësues të vendeve të angazhuar për të mbështetur Ukrainën. Ministrat e NATO-s do të diskutojnë gjithashtu kërkesën e Suedisë dhe Finlandës për anëtarësim në NATO.

Turqia megjithatë ka thënë se është e gatshme të shtyjë aplikimet e tyre për më shumë se një vit nëse nuk i jepet garanci se do të adresojnë shqetësimet e saj në lidhje me mbështetjen për separatistët kurdë. Ankaraja ka akuzuar të dy vendet nordike se strehojnë anëtarë të PKK. Ndërsa shumica e anëtarëve të NATO-s e mbështesin aplikimin e tyre, mund të mos ndodhë aq shpejt sa kishin shpresuar në fillim.

lloyd austin lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll