Bota

Gruaja ukrainase që u përdor nga propaganda ruse, Babushka Z: Populli im po vdes

Gruaja që është bërë e njohur si Babushka Z, duke iu referuar kështu simbolit të luftës ‘Z’.

15 Qershor 2022, 09:18 Nga j.c.
Gruaja ukrainase që u përdor nga propaganda ruse, Babushka Z: Populli
Babushka Z

UKRAINË- Një grua e moshuar ukrainase duke tundur një flamur të kuq sovjetik është bërë fytyra e re e propagandës së Kremlinit. Në një video që tashmë është bërë virale shihet se si takohet “Babushka Z” (gjyshja në rusisht) me disa ushtarë që pretendua se ishin ukrainas.

Gruaja që është bërë e njohur si Babushka Z, duke iu referuar kështu simbolit të luftës ‘Z’. Në video shihet ajo duke ecur drejt dy ushtarëve ukrainas teksa mban një flamur të kuq sovjetik ndërkohë që ushtarët i thonë se kanë mbërritur për ta ndihmuar dhe për t’i ofruar një qese me ushqim. Pastaj ia heqin flamurin dhe e hedhin në tokë. Kështu gruaja, duke u ndjerë e fyer, ua kthen ushqimin.

“Prindërit e mi vdiqën për atë flamur në Luftën e Dytë Botërore,”-tha ajo në video.

Propaganda ruse rrallëherë është në gjendje të përqendrohet te individët dhe ata po e promovojnë atë pasi nuk ndodh shpesh që një ukrainase t’i vinte keq për rënien e Bashkimit Sovjetik dhe që i konsideronte rusët si çlirimtarë.

Sipas BBC, shumica e ukrainasve madje edhe në rajonet rusishtfolëse nuk e kanë mirëpritur pushtimin, kështu që vërshimi i flamurit sovjetik nga ajo u përdor nga Kremlini si provë se veprimet e tij kanë mbështetje nga banorët vendas.

Por kjo është e gjitha e manipuluar nga propaganda ruse pasi zonja u vizitua nga gazetarët e BBC të cilët i treguan gjithçka mbi videon edhe fotot e publikuara ndërkohë që ajo mohoi se e mbështet pushtimin rus. Emri i saj i vërtet është Anna Ivanovna dhe jeton në Velyka Danylivka, një fshat afër Kharkiv në veri-lindje të Ukrainës. Historia e saj është shumë e ndryshme nga imazhi që kanë nxjerrë mediat ruse. Ajo nuk e mbështet luftën.

“Si mund ta mbështes luftën kur populli im vdes? Nipërit dhe mbesat e mia u detyruan të shkojnë në Poloni. Ne jetojmë në frikë dhe terror,”-tha ajo.

Ajo thotë se është keqkuptuar. Ajo pretendon se ngatërroi dy ushtarët ukrainas që i ofronin ushqimin me ushtarët rusë.

“Unë isha e lumtur që rusët do të vinin dhe nuk do të luftonin me ne. Isha i lumtur që do të bashkoheshim përsëri,”-tha ajo.

Anna nuk ka vënë asnjë nëntekst politik në aktin e saj. Flamuri i kuq, thotë ajo, nuk është flamuri i Bashkimit Sovjetik, jo i Rusisë, por flamuri i dashurisë dhe lumturisë në çdo familje, në çdo qytet, në çdo republikë. Jo i gjakderdhjes. Dhe kushdo që thotë ndryshe, është gabim.

“Nëse do të mund të flisja me Vladimir Putin, do të thoja, ju keni bërë një gabim. Ne punëtorët ukrainas, çfarë kemi bërë për ta merituar këtë? Ne jemi ata që po vuajmë më shumë.”-tha Anna.

babushka z lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll