Bota

Krizë ekonomike, Siri Lanka vendos çdo të 'premte' pushim për punojësit

Dita shtesë e pushimit do të ishte një "zgjidhje për mungesën e ushqimit që pritet të ndodhë në të ardhmen"

15 Qershor 2022, 09:00 Nga d.d
Krizë ekonomike, Siri Lanka vendos çdo të 'premte'
Foto ilustruese

AZIA JUGORE-Sri Lanka po u kërkon punonjësve të marrin një ditë shtesë pushimi çdo javë për të punuar në bujqësi për të rritur prodhimin, pasi po kalon vendi ityre në krizë ekonmike.

Kjo krizë ka krijuar mungesën e disa ushqime bazë, së bashku me benzinën, ilaçet, teska inflacioni i lartë po shkatërron buxhetet e familjeve.

"Duket e përshtatshme që zyrtarëve të qeverisë t'u jepet leje për një ditë pune të javës dhe t'u sigurohet atyre lehtësitë e nevojshme për t'u angazhuar në aktivitete bujqësore në oborret e tyre," thuhet në një deklaratë të kabinetit.

Sipas The Guardian, Punonjësit publikë do të kenë pushim çdo të premte për tre muajt e ardhshëm pa ulje page, sipas vendimit të kabinetit, por marrëveshja nuk do të zbatohet për personelin e shërbimeve thelbësore.

Dita shtesë e pushimit do të ishte një "zgjidhje për mungesën e ushqimit që pritet të ndodhë në të ardhmen", thuhej në deklaratë, duke shtuar se reduktimi i udhëtimeve të nëpunësve civilë do të ndihmonte gjithashtu në uljen e konsumit të karburantit.

Qeveria tha se rreth 1.5 milionë punonjës të sektorit publik që duan të udhëtojnë jashtë vendit për të gjetur punë do t'i jepet deri në pesë vjet pushim pa pagesë, pa ndikuar në vjetërsinë e punës ose pensionin e tyre.

Sri Lanka ka dështuar në borxhin e saj të jashtëm prej 51 miliardë dollarësh dhe është në bisedime me Fondin Monetar Ndërkombëtar për një paketë shpëtimi

siri lanka

Sondazh

Poll