Art&Argëtim

Harroi se po shkonte në luftë? Spiropali me taka në Kiev, 'class' në mes të rrënojave

Ministrja Spiropali ka harruar se po shkonte në luftë, ose në një vend ku gjithçka është shkatërruar dhe ka zgjedhur që të kombinohet me kostum dhe një palë këpucë me pak takë.

15 Qershor 2022, 11:10 Nga k.m.
Harroi se po shkonte në luftë? Spiropali me taka në Kiev,
Elisa Spiropali

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, së bashku me homologun e tij nga Mali i Zi, Dritan Abazoviç kanë shkuar sot për të zhvilluar një vizitë në Ukrainë. Me vete, Rama ka marrë dy "të besuarit" e tij; ministrjen e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali dhe Endri Fugën, Drejtor i Agjencisë për Media dhe Informim.

Harroi se po shkonte në luftë? Spiropali me taka në Kiev,
Elisa Spiropali

Por ndër fotot e shpërndara është vënë re një detaj. Ministrja Spiropali ka harruar se po shkonte në luftë, ose në një vend ku gjithçka është shkatërruar dhe ka zgjedhur që të kombinohet me kostum dhe një palë këpucë me pak takë. Jo se ka një kod të shkruar, por kur të gjithë kanë veshur atlete, taka bie në sy. E mbi të gjithë nuk besojmë të jetë e rehatshme për orët e gjata të udhëtimit që ka bërë për të mbërritur në Kiev. 

Rama së bashku me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, kanë udhëtuar mbi 12 orë me tren nga qyteti i Pshemishit, Poloni, nga ku u bë nisja për në Ukrainë. Ato u pritën nga forcat ushtarake dhe delegacioni ukrainas. Dy kryeministrat e qeverive të Ballkanit Perëndimor, pritet që të zhvillojnë disa takime të rëndësishme, ku fillimisht do të nisen drejt të Buchas, për të parë nga afër krimet e ushtrisë ruse në Ukrainë. Rreth mesditës, Rama dhe Abazoviç pritet që të takohen me presidentin e Ukrainës Volodymir Zelenskyyn, ndërsa do të mbajnë edhe një konferencë për shtyp. Vizita do të vijojë me takimin e kryeministrit të Ukrainës, Denys Shmyhal, dhe kryebashkiakut të Kievit, Vitali Klitschko. Kryeministri Edi Rama është i shoqëruar nga Elisa Spiropali, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Endri Fuga, Drejtor i Agjencisë për Media dhe Informim, Volodymyr Shkurov, Ambasador i Republikës së Ukrainës në Shqipëri dhe Dorjan Duçka, Këshilltar i jashtëm.

edi rama ne kiev elisa spiropali

Sondazh

Poll